BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Bota

E pabesueshme! 126-vjeçarja bëhet njeriu më i moshuar në botë që mposht koronavirusin, tregon dhe sekretin e jetëgjatësisë

E pabesueshme! 126-vjeçarja bëhet njeriu më i moshuar në

Një grua 126-vjeçare me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër e mbesa u bë personi më i vjetër në botë që mundi COVID-19, në provincën juglindore të Kahramanmaraş, në Turqi.

Eşe Gebelek, e cila nuk e di me saktësi moshën e saj të vërtetë, por zyrtarisht figuron 126-vjeçare, u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavor në spital.

"U kujdesën për mua, më trajtuan mirë", tha Gebelek, duke falënderuar mjekët dhe infermierët në spital.

Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i gjyshes Eşe, tha se ushqimi organik është sekreti i nënës së tij për një jetë të gjatë.

“Ajo ka parë të rriten fëmijët, me nipër e me mbesave edhe të nipërve të saj. Ajo zyrtarisht ka 83 nipër e mbesa. Megjithatë, nëse numëroni edhe fëmijët e tyre, numri do të ishte rreth 400”.

“Ajo kaloi një javë në njësinë e kujdesit intensiv dhe një javë tjetër në dhomën e spitalit. Pasi doli nga spitali, e mbajtëm të izoluar për dy javë të tjera. Tani ajo është mirë", tha Meyrem Gelebek, një nga nuset e Eşe Gebelek.

"Falë qumështit, kosit dhe djathit që ajo ka ngrënë tërë jetën e saj, ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore", shtoi ajo.

Para Eşe Gebelek, një grua 113-vjeçare në provincën verilindore Girona të Spanjës ishte personi më i vjetër që mundi virusin, sipas të dhënave zyrtare.