
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

E padëgjuar më parë/ Nis fushatën nga arkivoli, zgjedhja ‘e goditur’ e kandidatit: Politikanët kanë heshtur përballë krimit dhe situatës kaotike me koronavirusin

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Prill 2021
Një kandidat për zëvendës guvernator në qytetin Juarez në Meksikë, në kufirin me SHBA, nisi fushatën e tij elektorale këtë të martë brenda një arkivoli, për të tërhequr vëmendjet te viktimat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe dhuna e lidhur me krimin e organizuar.
“Ne vendosëm ta nisnim këtë fushatë politike brenda një arkivoli për të dërguar një mesazh politikanëve që çdo viktimë është shkaktuar nga indiferenca e tyre”, tha kandidati.
Carlos Mayorga, mbërriti në tubimin elektoral brenda një arkivoli të artë. Ai shoqërohej nga anëtarë të ekipit të tij të veshur me kostume të bardha mbrojtëse nga koronavirusi, të cilët mbanin tufa lulesh për të tërhequr vëmendjen tek më shumë se 200 mijë viktimat që pandemia ka shkaktuar në vend.
“Politikanët kanë heshtur përballë krimit të organizuar dhe situatës kaotike me koronavirusin”, shtoi Mayorga. Në event, Mayorga tha se distrikti, në të cilin ai kandidon, mbulonte luginën Juarez, afër qytetit Juarez, një nga zonat më të dhunshme në vend.
300 mijë njerëz, sipas shifrave zyrtare, janë vrarë në Meksikë që nga dhjetori 2006 kur qeveria nisi një operacion të polemizuar anti drogë. Mijëra kandidatë për poste lokale kanë nisur tashmë fushatën për zgjedhjet e qershorit, nën hijen e koronavirusit dhe dhunës, që i ka marrë jetën deri më tani 16 kandidatëve.
Më të lexuarat


Tronditet Italia, 83-vjeçari vret gruan, djalin dhe pronarët e shtëpisë

Dilema për dozat Sinovac, zyrtari i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë e pranon hapur ‘të metën’ e vaksinës

Vendim që pritej! Zbulohet a do marrë pjesë Meghan Markle në varrimin e Princit Philip

Ende pa një emër që do zëvendësojë Angela Merkel, DW: Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

E papritur! Boris Johnson nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e Princit Philip, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

Surprizon sërish Donald Trump, zbulon planin për rikthim: Do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë në...

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ky vend përballet me një tërmet të fuqishëm, shtatë viktima

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e tij e fundit
