Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

E pazakontë si mbijetojë! 19-vjeçari që kishte humbur prej 49 ditësh në det, gjendet i gjallë

Postuar: 25/09/2018 - 10:41

 Një adoleshent 19 vjeçar nga Indonezia është gjetur i gjallë pas 49 ditësh që kishte humbur në det. Bëhet fjalë për Aldi Novel Adilang që ka jetuar në një barkë të modifikuar peshkimi dhe që rreth dy muaj më parë, në 14 korrik, erërat e forta e cuan 1200 milje larg ujrave japoneze, siç raporton Associated Press. Ai qëndroi për gati dy muaj në një anije të improvizuar por që nuk ishte e pajisur si një anije.

Adilang punonte si një mbajtës llampe në atë strukturë druri kur ai u rrëmbye nga deti, sipas Jacarda Post. Detyra e tij ishte të ndizte llampat për të tërhequr peshkun.

Por kur humbi në det, duhet të mbijetonte. Pas përfundimit të furnizimeve ai përdorte palette e drurit të kasolleve lundruese për të bërë zjarr, citoi për gazetën gjenerali I konsullatës Murza Nurhidayat. Adoleshenti mbijetoi duke kapur peshk dhe duke pirë ujë që e filtronte përmes këmishës së tij.

Fajar Firdaus, diplomat në konsullatën indoneziane në Osaka të Japonisë tha për Jacarda Post se me shumë se 10 anije kishin lundruar afër Adilang para se anija Arpeggio e zbuloi në ujërat japoneze pranë Guam dhe e shpëtoi në 31 gusht. Menjëerë iu dha ndihma e parë në anije dhe ai arriti në Japoni në 6 shtator dhe dy ditë më vonë u kthye në Indonezi. Autoritetet thanë se ishte “në gjendje të mirë”.

Tashmë adoleshenti është bashkuar me familjen  e tij në Manado në një provincë të Indonezisë. Mjekët thonë se po e merr veten pas traumës së pësuar.

indonesian-teenager-adrift-1-ht-jt-180924_hpMain_12x5_992.jpg

\indonesian-teenager-adrift-4-ht-jt-180924_hpEmbed_4x3_992.jpg

indonesian-teenager-adrift-3-ht-jt-180924_hpEmbed_16x9_992.jpg

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 22:25

Një djalë britanik është ekspozuar së fundmi në internet pasi i kërkoi  femrës që e refuzoinë takim të rimbursonte paratë e pijes që ai bleu për të.
 

Postuar: 15/02/2019 - 22:02

Sipas teorive të pranuara astrofizike, kur hyjmë në një vrimë të zezë, graviteti të tërheq në n

Postuar: 15/02/2019 - 19:24

Një shkencëtar që pretendon se ka studiuar evolucionin racës njerëzore prej vitesh pretendon së

Postuar: 15/02/2019 - 19:00

Presidenti ‘stil aksion’ i Rusisë ka plagosur dorën sot teksa përpiqej të hidhte në

Postuar: 15/02/2019 - 18:30

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur sot emergjencën kombëtare, çka i lejon atij të ndë

Postuar: 15/02/2019 - 18:13

Autoritetet njoftuan sot se kanë kapur më shumë se tre ton kokainë dhe kanë arrestuar 11 person

Postuar: 15/02/2019 - 18:06

Mediat turke citonin sot ministrin e mbrojtjes Hulusi Akar të thoshte se vetëm ushtria turke do