BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Bota

E përdori edhe presidenti Donald Trump për shërim, SHBA miraton trajtimin urgjent me ilaçin e ri kundër COVID-19 (DETAJET)

E përdori edhe presidenti Donald Trump për shërim, SHBA miraton

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi përdorimin emergjent të ilaçit “Regeneron” kundër koronavirusit. Trajtimi eksperimental i antitrupave është një koktej që mundëson që sistemi imunitar të veprojë kundër virusit Covid-19.

Terapia eksperimentale iu përdor edhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump kur ai u infektua në muajin tetor me koronavirus. “Unë dua që të gjithëve t’u jepet i njëjti trajtim si presidentit tuaj sepse unë ndihem mirë” tha Trump atëherë.

“Regeneron” paraqiti një aplikim për përdorim emergjent atë muaj pasi studimet paraklinike treguan se terapia, e quajtur REGN-COV2, zvogëloi sasinë e virusit.


“Autorizimi i këtyre terapive me antitrupa mund të ndihmojë pacientët të shmangin shtrimin në spital dhe të lehtësojë barrën në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor” tha FDA, pasi miratoi autorizimin.

Terapia e “Regeneron” është pjesë e një klase trajtimesh të njohura si antitrupa monoklonalë, të cilët bëhen për të vepruar si qeliza imune që shkencëtarët shpresojnë se mund të luftojnë infeksionet.

Autorizimi do të zgjerojë numrin e barnave në dispozicion të mjekëve për të luftuar virusin, i cili vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.