
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

E pëson ish-Presidenti Trump, gjykata e shpall fajtor për evazion fiskal, ja dënimi që pritet të marrë

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Dhjetor 2022

Kompania e pasurive të paluajtshme e ish-presidentit Donald Trump u shpall të martën fajtore për një skemë kriminale 15 vjeçare, që kishte për qëllim mashtrimin e autoriteteve tatimore.
Vendimi i gjykatës shton sfidat ligjore me të cilat përballet republikani Trump, ndërsa po vazhdon fushatën e tij për rikandidim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Organizata Trump – e cila menaxhon hotele, fusha golfi dhe pasuri të tjera të paluajtshme në mbarë botën – do të dënohet me gjobë.
Shuma e saktë do të përcaktohet nga gjykata e shtetit të Nju Jorkut më 13 janar.
Kompania thotë se nuk ka bërë ndonjë shkelje. Ish-presidenti Donald Trump nuk është mes të akuzuarve në këtë rast.
Megjithëse gjoba nuk pritet të jetë problem për një kompani të përmasave të Organizatës Trump, dënimi mund të vështirësojë aktivitetin e saj, duke larguar huadhënësit dhe partnerët.
Kompania akuzohet se paguante për shpenzime personale si qiratë dhe makinat me qira të drejtuesve kryesorë, duke prëfshirë ish-shefin financiar Allen Weisselberg, por pa i raportuar ato si të ardhura dhe se u paguante atyre përfitime shtesë sikur të ishin kontraktorë të pavarur.
“Përfitimet u ndanë për t’i mbajtur udhëheqësit kryesorë të kompanisë të lumtur dhe besnikë”, tha prokurori Joshua Steinglass para jurisë në fjalimin e tij përmbyllës të premten.
Organizata Trump përballet edhe me një padi tjetër për mashtrim të ngritur nga Prokurorja e Përgjithshme e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James.
Vetë zoti Trump po hetohet nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për mënyrën se si i ka trajtuar dokumentet sekrete të qeverisë, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021 dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2020, të cilat i humbi ndaj demokratit Joe Biden.
Ish-shefi financiar i kompanisë, 75 vjeçari Weisselberg ishte dëshmitari kryesor i qeverisë në kuadër të një marrëveshjeje të tij me prokurorët për pranimin e fajësisë, gjë që i mundëson atij një dënim me jo më shumë se pesë muaj burg.
Organizata Trump tha se zoti Weisselberg i ka kryer mashtrimet për të përfituar vetë. Zoti Weisselberg është pezulluar nga puna me pagesë, ndërsa pranoi se ka përfituar mbi 1 milion dollarë pagë dhe përfitime shtesë këtë vit.
Zoti Trump shkroi në platformën e tij “Truth Social” më 19 nëntor se familja e tij nuk ka përfituar financiarisht nga veprimet e drejtuesve të kompanisë.
Republikani që më 15 nëntor shpalli kandidaturën e tij të tretë për president, e ka quajtur hetimin një “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht.
Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg dhe paraardhësi i tij që ngriti akzuat, Cyrus Vance janë demokratë.
Zoti Weisselberg, i cili pranoi fajësinë për fshehjen e të ardhurave me një vlerë prej 1.76 milionë dollarësh nga autoritetet tatimore, dëshmoi se vetë zoti Trump i ka nënshkruar çeqet për pagesa shtesë gjatë Krishtlindjeve dhe po ashtu ka paguar personalisht qindra mijëra dollarë për shkollën private të nipërve dhe mbesave të tij.
Ai tha gjithshtu se dy djemtë e zotit Trump – të cilët morën përsipër aktivitetet e kompanisë më 2017 kur Donald Trumpi u bë president – i dhanë një rritje page, megjithëse ishin në dijeni për skemën e tij të shmangies së taksave.
Organizata Trump u përpoq të arkumentonte se i takonte kontabilistit të jashtëm Donald Bender përgjegjësia që të kapte dhe njoftonte ar mashtrimin e zotit Weisselberg.
Kompania e ftoi zotin Bender si dëshmtarin kryesor të saj, por dëshmia e tij duket se ishte e pasuksesshme. Ai deklaroi se besonte se informacioni që i dha zoti Weisselberg ishte i saktë dhe se ai nuk ishte i detyruar të hetonte më tej./ VOA
Më të lexuarat


Ministri i Jashtëm rus, Lavrov: Rusia e di se për çfarë po lufton në Ukrainë

Papa Françesku përfundon në spital, ja si është gjendja shëndetësore e tij

Pamje të rënda/ Policia rrëzon pa ndjenja një protestues (VIDEO)

E rëndë/ 76-vjeçari mban për 13 vjet trupin e vdekur të nënës së tij në shtëpi

Ngjarje horror/ 76-vjeçari “mumifikoi” trupin e nënës së tij dhe e mbajti në një divan para televizorit për 13 vjet, arsyeja...

Zerlanda e Re mbahnit botën, çdokush do të dëshironte të shihte spektaklin qiellor teksa sodit pamjet magjike (FOTO)

Nuk ndalet Rusia, Sergei Lavrov sulmon sërish Perëndimin: Ja pse nuk dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë

E frikshme/ 40 emigrantë digjen brenda qendrës së pritjes, rojet nuk i hapën derën!

Qatargate, thellohet SKANDALI në Bruksel/ Udhëtoi falas, zyrtari i lartë i Transportit në BE pritet të marrë vendimin drastik

Kremlini bën paralajmërimin e frikshëm: Ja sa do të zgjasë lufta e Rusisë me shtetet armike
