BREAKING NEWS

Rikthehet koronavirusi te “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë pacientja, një tjetër transportohet tek Infektivi, ja sa raste konfirmohen pozitive te Senatoriumi

Rikthehet koronavirusi te “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë
x

Bota

E rëndë! Spitali përdorte qese plastike për veshje mbrojtëse, infektimi nga virusi ishte fatal për infermierin

Një infermier në SHBA, i cili ndodhej në vijën e parë frontit në luftën ndaj koronavirusit, humbi betejën me luftën kundër virusit. Më i rëndë është fakti se në spital mungonin veshjet mbrojtëse dhe personeli mjekësor ishte i detyruar të vishej me qese plastike plerërash.

Në rrjetet sociale u përhap fotoja e tre infermiereve të veshura me qese të zeza për mbeturinat dhe mbajnë në dorë pakon që i mbajnë, duke shkruar në krah: “Nuk ka veshje, nuk ka maska, jemi katandisur në këtë farë pike”.

E rëndë! Spitali përdorte qese plastike për veshje

Disa nga kolegët e të ndjerit, që punojnë në Spitalin e Manhattan, kanë fajësuar për vdekje tragjike të mikut të tyre, mungesën serioze të pajisjeve të sigurisë, shkruajnë mediat e huaja.

Mendohet se infermieri që humbi jetën, 48-vjeçari Kious Kelly, rezultoi pozitiv me koronavirus rreth dy javë më parë. Megjithëse kishte më shumë se dy javë që ishte mbartës i virusit korona, kolegët e të ndjerit shprehen se ai u pranua në spital vetëm të premten e 17 marsit.

Njëra prej kolegëve të Kellyt, pretendon se spitali duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjen e tij. “Kious nuk e meritoi këtë. Spitali e vrau”.

Ndërkaq, edhe katër punonjës të tjerë të spitalit ku Kelly punonte, janë konfirmuar si mbartës të epidemisë.