BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Bota

E rëndë! U fut për të notuar bashkë me vajzën, peshkaqeni i bardhë sulmon për vdekje gruan, e tërheq poshtë dhe e shqyhen. Ja çfarë deklaron dëshmitari

E rëndë! U fut për të notuar bashkë me vajzën,

Një vdekje e rëndë ka ndodhur në shtetin e Maine në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është rasti i parë kur një grua është vrarë nga peshkaqeni i bardhë në këtë shtet.

Gruaja ishte duke notuar afër ishullit Bailey, afër qyteti të Portland, të hënën, kur u sùlmua. Emri i saj, raporton BBC, është Julie Holowach, 63 vjeçare, një ekzekutive mode nga New Yorku.

Është vetëm sùlmi i dytë i regjistruar në histori të Maine, pasi peshkáqenët janë shumë të rrallë në këto ujëra. Holowach ishte duke notuar vetëm 18 metra nga bregu bashkë me vajzën e saj, kur u sùlmua. Lèndime ka pësuar edhe vajza e víktimës.

Një person që kishte parë ngjarjen ka treguar se gjithçka ishte e zakonshme dhe mund të dëgjoje dy gratë duke qeshur, kur papritmas kanë filluar brítmat.

“Krejt pa pritur e kam dëgjuar duke bèrtítur dhe më pas është fundosur nën ujë. Dukej sikur u tërheq poshtë”, thotë dëshmitari.

Ai tregoi se vajza kur e pa nënë tek fundosej, filloj të notonte në drejtim të saj.

Më të lexuarat