Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Bota

E tmerrshme! Prindërit braktisin vajzën e porsalindur dhe arsyeja është e dhimbshme

E tmerrshme! Prindërit braktisin vajzën e porsalindur dhe arsyeja

Një vajzë e porsalindur është braktisur në jug të Kinës pasi prindërit e saj dëshironin të kishin një djalë.

Foshnja ishte braktisur nga babai i saj ngjitur me një kosh mbeturinash vetëm disa orë pasi ajo lindi sepse familja tashmë kishte dy vajza.

Ajo u dërgua më vonë në një qendër lokale të mirëqenies nga autoritetet pasi një pastrues rruge e pa dhe kontaktoi policinë.

Prindërit u arrestuan nën dyshimin e braktisjes menjëherë pasi incidenti ndodhi në qytetin Dongguan të provincës Guangdong, sipas një deklarate zyrtare.

Nëna 21-vjeçare, zonja Li, lindi fëmijën në orët e para të 29 korrikut në një banesë me qira. Ata thanë se ishin të zhgënjyer pasi zbuluan të porsalindurin se ishte vajzë.

Babai, 24 vjeç, i njohur me mbiemrin Zhang, i tha policisë se ‘ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua’ kur lindi vajza e tretë.

Tradicionalisht, djemtë preferohen nga prindërit kinezë për shkak të aftësisë së tyre për të mbajtur emrin e familjes.

Prindërit vendosën ta braktisnin vajzën, sepse ‘nuk kishin mundësi të rritnin tre fëmijë’.