BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Bota

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare princi i famshëm ‘don-zhuan’, pasuria e tij kapte shifrat marramendëse (FOTO)

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare princi i

Është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare, princi Azim, biri i gjashtë i sulltanit dhe i katërti në radhë për fronin e Brunei.

Pasuria e Azim llogaritej në më shumë se 5 miliardë dollarë dhe ai shihej shpesh në festa me figura të njohura si aktoret Scarlett Johansson e Pamela Anderson.

I njohuri ndryshe si “Princi Playboy” vuante nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej në spitalin e kryeqytetit Bandar Seri Begaëan, thanë mediat shtetërore.

Azim shihej shpesh më parë në festat e Hollywood në shoqërinë e Scarlett Johansson, Pamela Anderson e Michael Jackson, e madje kishte miqësi dhe me aktoren britanike Jade Goody.

Shkaku i vdekjes së tij nuk është saktësuar por disa raportime thonë se vuante nga kanceri.

Pasuria e tij llogaritej në $5 miliardë në kohën e vdekjes, sipas agjencive të medias e spektaklit.

Sipas traditës islamike funerali i tij u mbajt ditën e vdekjes dhe një javë zi është shpallur nga autoritetet.

Ai nuk u martua kurrë e nuk kishte fëmijë.

Vitin e kaluar babai i tij Hassanal Bolkiah njoftoi ligjin sipas të cilit homoseksualët vriten me gurë, por pas një fushate kritikash sulltani vendosi një moratorium mbi ligjin.

Azim njihej si producent, stilist e filanthropist që ndihmonte fëmijët e sëmurë dhe ata me autizëm.