BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Bota

“E urrej telefonin e mamit tim. Do të doja shumë që...”, letra e 7-vjeçarit pushton rrjetet sociale (FOTO)

“E urrej telefonin e mamit tim. Do të doja shumë

“E urrej celularin e mamit”, është letra e një 7-vjeçari në SHBA që pushtoi rrjetin.

Letra u bë publike nga mësuesja e  tij, ku shkruante se donte që mami i tij të mos kishte kurrë celular. Shënimi i shkruar me dorë u shoqërua me një vizatim të një smartphone me një shenjë X sipër dhe një fytyrë të trishtuar.

Gjithçka filloi kur Jen Adams Beason, një mësuese e shkollës fillore në Luiziana dha ??një detyrë shtëpie, duke u kërkuar nxënësve të saj të shkruanin për një shpikje që nuk u pëlqente dhe pse.

“Nëse do ju tregoja ju se cila shpikje nuk më pëlqen, do të thoja se nuk më pëlqen telefoni. Nuk më pëlqen pasi prindërit e mi rrin në telefonat e tyre gjithë ditën. Telefoni është një zakon shumë i keq. E urrej telefonin e mamit tim. Do të doja shumë që ajo mos ta kishte një të till. Kjo është shpikja që nuk më pëlqen,”- ka shkruar 7-vjeçari.“, shkruhet në letër.

Kjo është një situatë që mund të prekë çdo familje të ditëve të sotme, ku shumë prej punëve vazhdojnë edhe në shtëpi apo një pjesë e fëmijëve e prindërve qëndrojnë më shumë seç duhet në telefon, I-pad apo kompjuter. Teknologjia ka krijuar një distancë, mur të padukshëm mes prindërve dhe fëmijëve duke e zbehur këtë marrëdhënie.

“E urrej telefonin e mamit tim. Do të doja shumë