Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Bota

Edhe 50 ditë larg zgjedhjeve në SHBA, rritet rreziku për votim të dyfishtë, shumica do përdorin postën

Edhe 50 ditë larg zgjedhjeve në SHBA, rritet rreziku për votim

Kanë ngelur vetëm 50 ditë deri në zgjedhjet e radhës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dhe tema e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve është më aktuale se kurrë. Për vetë specifikat e zgjedhjeve të këtij viti, votimi me postë është një nga format që shumë qytetarë kanë vendosur që ta zgjedhin në përpjekje për të shmangur kontaktin fizik në qendrat e votimit. Kjo ka shtuar edhe dyshimet për mashtrim me votën dhe votim të dyfishtë. Këtë javë, zyrtari më i lartë i shtetit të Xhorxhias për zgjedhjet njoftoi se deri në një mijë votues mund të kenë votuar dy herë në zgjedhjet paraprake të atij shteti në muajin qershor, duke hedhur votën në qendrat e votimit pasi kishin postuar fletën e votimit. Megjithëse përpjekja për votim të dyfishtë u kap dhe nuk ndryshoi rezultatin e votimeve, Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger tha se dëshironte që çdo rast të hetohej dhe të ndiqej penalisht nëse ishte shkelur ligji. Sipas VOA, hetimi për votim të dyfishtë, që është krim në Xhorxhia dhe shumicën e shteteve të tjera, vjen mes një debati më të gjerë lidhur me manipulimin e votës dhe nëse përpjekjet për ta luftuar atë përbëjnë një mbrojtje të procesit demokratik apo ndrydhje partiake të votuesve. Presidenti Donald Trump ka pretenduar vazhdimisht se votimi me postë është i prirur për mashtrim të gjerë nga i cili do të përfitonte kundërshtari i tij, demokrati Joe Biden. “Pajtohemi plotësisht që njerëzit që votojnë qëllimisht dy herë duhet të dalin para ligjit. Por ne jemi të shqetësuar nëse votuesit që thjeshtë po përpiqeshin të votonin mund të kapen në këtë rrjetë”, tha përmes një deklarate Aunna Dennis, drejtore ekzekutive e organizatës jo-fitimprurëse Common Cause Georgia. Ndërkohë që demokratët dhe grupe të të drejtave të votimit thonë se mashtrimi i votuesve është jashtëzakonisht i rrallë, shumë republikanë debatojnë se është më i përhapur sesa dihet zakonisht dhe zbeh vullnetin e votuesve legjitimë në kutitë e votimit.

Mashtrimi me votën dhe llojet e tij

Shumë veprime përbëjnë atë që quhet mashtrim me votën. Që nga hedhja e fletëvotimeve të paligjshme, tek blerja e votave e deri tek maskimi për t’u shfaqur si votues. Sipas Qendrës Brennan për Drejtësi në Universitetin e Nju Jorkut, mashtrimi me votën “ndodh kur individët hedhin fletën e votimit pavarësisht se e dinë se ligjërisht nuk mund të votojnë, në një përpjekje për të mashtruar sistemin zgjedhor”. Por konservatorët preferojnë një përkufizim më të gjerë. Instituti i Përgjegjësisë së Qeverisë, një organizatë e bashkëthemeluar nga strategu politik konservator Steve Bannon, e përkufizon mashtrimin e votës si “ndërhyrje e paligjshme në procesin zgjedhor” dhe rendit gjëra të tilla si “adresa të rreme” dhe “mashtrime me regjistrimin” mes llojeve të mashtrimeve në votime. Kjo mungesë konsensusi do të thotë se veprimin që mbrojtësit e integritetit zgjedhor mund ta shohin si një rast mashtrimi, mbrojtësit e të drejtave të votës mund ta shohin si një gabim në të shkruar ose një gabim pa dashje. Mashtrimi me votën mund të marrë forma të ndryshme. Forndacioni konservaror Heritage ka ndjekur nëntë lloje të ndryshe mashtrimesh zgjedhore. Lloji më i zakonshëm në bazën e të dhënave të mashtrimeve të votuesve është votimi nga njerëz që nuk kanë të drejtë vote. Në këtë kategori mund të futen personat të cilët nuk janë shtetas amerikanë dhe persona të dënuar me burg. Një lloj tjetër i zakonshëm mashtrimi në votime është ajo e votimit në mungesë. Kjo kategori e mashtrimit kryhet kur një person siguron një fletëvotimi dhe e plotëson atë pa dijeninë e votuesit aktual. Në listë po ashtu futen edhe blerja e votës, votimi i dyfishtë, falsifikimi i regjistrimit e të tjera.