BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Bota

Edhe Evropa pas NATO shpall Rusinë shtet terrorist, nxehet “kukulla” e Vladimir Putinit: Unë propozoj përcaktimin e Parlamentit Evropian si sponsor të idiotësisë

Edhe Evropa pas NATO shpall Rusinë shtet terrorist, nxehet

Pas NATO dhe Parlamenti Evropian i ka dhënë një goditje të fortë ditën e djeshme Vladimir Putin. Parlamenti Evropian e ka caktuar Rusinë si shtet sponsor të terrorizmit, duke argumentuar se sulmet e saj ushtarake ndaj civilëve ukrainas dhe objektivave si infrastruktura energjetike, spitalet, shkollat dhe strehimoret, shkelin ligjin ndërkombëtar. Ligjvënësit evropianë kanë votuar në favor të një rezolute që e quan Rusinë shtet sponsor të terrorizmit. Ndaj vendimit të Parlamentit Evropian ka reaguar Moska zyrtare, ku Vladimir Putin nxori “kukullën e tij” për të sulmuar Evropën. "Unë propozoj përcaktimin e Parlamentit Evropian si sponsor të idiotësisë", shkroi në Telegram zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian. “Rusia duhet të izolohet në të gjitha nivelet dhe të mbahet përgjegjëse në mënyrë që t'i japë fund politikës së saj të gjatë të terrorizmit në Ukrainë dhe në mbarë globin”, shkroi ai në Tëitter. Përveç këtij ndryshimi ligjor, PE-ja kërkon një “izolim gjithëpërfshirës ndërkombëtar” të Rusisë dhe një reduktim të mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike. “Kontaktet me përfaqësuesit e saj zyrtarë në të gjitha nivelet duhet të mbahen në minimumin absolut të nevojshëm”, thanë ligjvënësit.

Nxehet Putini

Pasi ligjvënësit e përcaktuan Rusinë si sponsor shtetëror të terrorizmit, një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik ndaj faqes së internetit të Parlamentit Evropian. “Parlamenti Evropian është nën një sulm të sofistikuar kibernetik. Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë”, tha Roberta Metsola në rrjetin social, Tëitter. “Ekspertët tanë të Teknologjisë Informative po e kundërshtojnë atë dhe po mbrojnë sistemet tona. Kjo ndodhi pasi ne e shpallëm Rusinë si shtet-sponsor të terrorizmit. Përgjigja ime: lavdi Ukrainës”, shkroi ajo në Tëitter.

Tmerri që po shkakton Rusia

Vendimi për ta shpallur Rusinë shtet terrorist ka shumë arsye për tu marrë. Një repart i vogël materniteti në spitalin e Vilnyansk në Ukrainë është sulmuar ditën e djeshme nga raketat ruse. Sipas zyrtarëve ukrainas, një nënë është shpëtuar nga rrënjat e spitalit, por foshnja e saj e porsalindur nuk ka mundur të mbijetojë. “Shteti terrorist vazhdon të luftojë kundër civilëve dhe objekteve civile. Armiku ka vendosur edhe një herë të përpiqet të arrijë me terror dhe vrasje atë që nuk mundi ta arrijë për nëntë muaj dhe nuk do të arrijë dot. Përkundrazi, ai do të mbajë llogari vetëm për të gjitha të këqijat që solli në vendin tonë”, tha Zelensky, duke iu referuar Rusisë.  Vilnyansk është një qytet i kontrolluar nga Ukraina. Pjesë të rajonit të Zaporizhzhisë janë të pushtuara nga Rusia, e cila e pretendon atë si territor rus në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

NATO shpall Rusinë shtet sponsor të terrorizmit

Asambleja Parlamentare e NATO-s në Madrid ka miratuar rezolutën e paraqitur nga komisioni politik në të cilin Rusia shpallet "shtet terrorist" nën regjimin aktual dhe bën thirrje për "krijimin e një gjykate ndërkombëtare për të ndjekur penalisht krimin e agresionit të kryer nga Rusia në luftën e tij kundër Ukrainë”. Rezoluta, e hartuar nga komisioni politik, u prezantua nga deputeti polak Tomáš Valášek, raportojnë mediat e huaja. Gjithashtu, shpesh herë e kanë quajtur Rusinë si "kërcënimi më i drejtpërdrejtë për sigurinë euroatlantike". Rezoluta thekson gjithashtu se vendet aleate duhet "të rrisin mbështetjen ushtarake, inteligjente, financiare, arsimore dhe humanitare për Ukrainën, duke përfshirë përshpejtimin e dërgesave të armëve që i duhen Kievit për të mbrojtur veten dhe për të rivendosur integritetin e tij territorial për aq kohë sa është e nevojshme" .