BREAKING NEWS

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe 2107 të infektuar

Italia vazhdon të thyejë koronavirusin ,1109 të shëruar dhe
x

Bota

Edhe virusi na paska preferenca, super studimi kinez nxjerr detaje mbi “zgjedhjet” e koronavirusit mes pacientëve

Edhe virusi na paska preferenca, super studimi kinez nxjerr detaje mbi

Të moshuarit, të sëmurët dhe burrat janë më të rrezikuar të vuajnë pasoja të rënda nga Covid-19. Për të konfirmuar rezultatet e një studimi të mëparshëm, u krye një super kërkim kinez i kryer mbi 44.000 njerëz të infektuar me koronavirusin e ri në punën më të madhe që nga fillimi i epidemisë.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë u regjistrua për moshat mbi 80 vjeç. Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CCDC) tregojnë se mbi 80% e rasteve deri më tani kanë qenë të butë dhe se pikërisht të sëmurët dhe të moshuarit janë më të rrezikuar.

Hulumtimi, i botuar në “Journal of Epidemiology', gjithashtu tregon një rrezik të lartë për personelin mjekësor.

Raporti tregon se shkalla e vdekshmërisë së provincës "në sytë e uraganit" është 2.9% krahasuar me 0.4% në pjesën tjetër të vendit.

Rezultatet ngritën shkallën e vdekshmërisë totale të Covid-19 në 2.3%. Analiza e kryer tregon se 80.9% e infeksioneve klasifikohen si të buta, 13.8% si të rënda dhe vetëm 4.7% si kritike.

Numri i vdekjeve midis personave të infektuar, i njohur si shkalla e vdekshmërisë, mbetet i ulët, por rritet në mesin e njerëzve mbi 80 vjeç.

Për sa i përket gjinisë, studimi duket se konfirmon ndjesitë e para: burrat shfaqen më shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve vdekjeprurëse (2.8%) sesa gratë (1.7%).

Raporti gjithashtu identifikon sëmundjet para ekzistuese që i bëjnë pacientët në rrezik më të madh. Patologjitë kardiovaskulare janë në radhë të parë, pasuar nga diabeti, sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe hipertensioni. Lajm i mirë për të vegjlit. Studimi identifikoi një shkallë zero të vdekshmërisë për fëmijët e vegjël.