BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Bota

Çekia kërkesë KE: Dënoni Rusinë, shkaktare në shpërthimin vdekjeprurës më...

Çekia kërkesë KE: Dënoni Rusinë, shkaktare në

Andrej Babis, Kryeministri i Çekisë i ka bërë kërkesë Këshilit Europian që të dënojë Rusinë për përfshirjen e saj në shpërthimin vdekjeprurës në depon e armëve në Çeki më 2014.

Më 8 maj Babis tha për gazetarët se ai i ka bërë thirrje Këshillit Evropian të dënojë dhe të deklarojë se veprime të tilla janë të papranueshme dhe kjo të përfshihet në deklaratën përfundimtare të samitit të BE-së që pritet të mbahet në Bruksel më vonë gjatë këtij muaji.

Babis tha se ai i ka bërë thirrje Këshillit që ta bëjë të qartë se nuk është e mundur të pranohen veprime të tilla dhe se duhet ta shikojë sulmin ndaj një shteti të BE-së si sulm ndaj të gjitha shteteve anëtare të bllokut.

Më 17 prill, kryeministri çek, Babis kishte thënë se hetuesit nga inteligjenca çeke kishin ofruar dëshmi se përgjegjës për shpërthimin më 2014 në depon në Vrbetice ishin anëtarë të njësisë 29155 të shërbimit rus, GRU.

Në këtë shpërthim ishin vrarë dy persona.

Qeveria çeke më pas dëboi 18 diplomatë rusë, të cilët i konsideroi spiun, gjë që nxiti edhe përgjigjen e Moskës zyrtare. Por Rusia mohon se është përfshirë në këtë shpërthim.