Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekipet e shpëtimit alarm për rritjen e bilancit të viktimave: Dhjetra të zhdukur në Genova

Postuar: 16/08/2018 - 10:06

Kur kanë kaluar dy ditë nga tragjedia që goditi Genovan, ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen ende poshtë urës Morandi ndërsa gërmojnë nën rrënoja me shpresën se do të gjejnë të tjerë të mbijetuar. Deri më tani janë konfirmuar zyrtarisht 39 të vdekur, tre prej të cilëve fëmijë, ndërsa dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur.

Mediat italiane, bazuar tek informacionet e ekipeve të zjarrfikësve, raportojnë se dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa ka ende shpresa që disa prej tyre mund të jenë ende gjallë. Por frika se mund të përballen me të tjerë viktima nuk përjashtohet. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit bëjnë me dije se nën rrënoja ka ende shumë makina që janë ‘groposur’, për të cilat po punohet për t’i nxjerrë, shkruan ‘Corriere’.

Sakaq, deri më tani 664 persona janë evakuuar, ndërsa kanë braktisur kështu banesat e tyre, pasi ato paraqesin rrezik për shembje. Kujtojmë se ministri i Brendshëm italian pohoi se të gjitha ato banesa që rrezikojnë shembjen do të rindërtohen nga e para brenda vitit. Ndërkohë, dje qeveria italiane vendosi që të shpallë ditë zie ditën e shtunë, ditë në të cilën do të zhvillohet edhe ceremonia mortore e viktimave që humbën jetën në tragjedi.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.