BREAKING NEWS

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat shtrënguese dhe zbulon objektivin për muajt e ardhshëm

“Me hapa të matur”, Rama liron një nga masat
x

Bota

Eksperimenti i spitaleve në Nju Jork jep efekt, ja çfarë po u jepet pacientëve me koronavirus

Eksperimenti i spitaleve në Nju Jork jep efekt, ja çfarë po u

Mjekët në Nju Jork po u japin pacientëve që ndodhen në gjendje të rëndë doza të mëdha me vitaminë C. Kjo taktikë thuhet se ka ndihmuar shumë personat e prekur nga koronavirusi në Kinë.

Mjeku Andrew Weber, tregoi se ai u ka dhënë pacientëve që ndodhen në kujdes intesiv 1,500 miligram vitamine C intravenoze. Më pas, këtyre pacientëve u ri-rregullohen dozat e antioksidantit tre ose katër herë në ditë, shpjegoi mjeku për New York Post.

Çdo dozë që u jepet këtyre pacientëve është më shumë se 16 herë me e lartë se doza ditore e lejuar për marrjen e vitaminës C. Për meshkujt e rritur, doza e lejuar është 90 milligramë ndërsa doza e lejuar për gratë është 75 miligramë, shkruan abcnews.al

Weber tregoi më tej se regjimi që ai përmend më sipër është i bazuar në trajtime eksperimentale që u praktikuan tek pacientët e sëmurë me koronavirus në Kinë.

Ai shpjegoi:

“Pacientët që morën vitaminë C, u bënë shumë herë më mirë se ata që nuk e morën. Ndihmon shumë, por nuk përmendet shumë pasi nuk është e nënvlerësuar.”