BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Bota

Eksperti i lartë i shëndetësisë Fauci bën deklaratën e fortë dhe tregon për herë të parë kush ndikoi në gjendjen e pandemisë dhe rritjen e numrit të lartë të viktimave

Eksperti i lartë i shëndetësisë Fauci bën

Përçarjet politike kanë kontribuar ndjeshëm për rritjen e numrit të lartë të viktimave, kështu është shprehur eksperti i Shëndetësisë, për sëmundjet infektive, Anthony Fauci.

Në një intervistë për Reuters, Fauci tha se pandemia ka “goditur” SHBA-në, ndërsa vendi ishte në një situatë tepër të vështirë, nga ndarjet politike, ku edhe vënia e një maske u bë një deklaratë politike dhe jo një mase për shëndetin  publik.

"Megjithatë, kjo nuk e shpjegohet, se si një vend i pasur dhe i sofistikuar mund të ketë përqindjen më të madhe të vdekjeve dhe të jetë vendi më i goditur në botë. Kjo besoj se nuk duhet të kishte ndodhur", tha ai.

Edhe pse SHBA-ja përben vetëm 4% të popullsisë në botë, ka regjistruar gati 20% të te gjithë vdekjeve nga COVID-19, dhe është vendi me numrin më të lartë të vdekshmërisë nga virusi në të gjithë botën.

Ai shtoi se kjo pandemi është gjëja më e keqe që i ka ndodhur SHBA-së në lidhje me shëndetin publik në mbi 100 vite dhe se dekada më vonë, njerëzit do të flasin për vite duke i cilësuar si të tmerrshme.

Më herët Fauci dhe Biden kanë thënë se jeta do kthehet në normalitet në fund të vitit 2021, megjithatë ai gjatë intervistës tha se kjo edhe mund të ndryshojë.

Në fund Fauci, tha se mund të arrihet imunizimi i tufës por kjo do kërkon kohë.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta për minimizimin e përhapjes së virusit, masave anti-COVID dhe vazhdimin e fushatës së vaksinimit situata epidemiologjike në vend ende nuk po stabilizohet.