Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Bota

Eksplozivët e tij ‘hodhën në erën’ Bejrutin duke shkaktuar 137 viktima, policia i shkon në shtëpi biznesmenit rus (Çfarë pritet të ndodhë me të)

Eksplozivët e tij ‘hodhën në erën’ Bejrutin duke

Biznesmeni rus, eksplozivët e të cilët hodhën në erë qytetin e Bejrutit, është marrë në pyetje nga policia në shtëpinë e tij në Qipro, por ka gjasa që të mos ndëshkohet.

Igor Grechunshkin-it iu bë një listë e gjatë pyetjesh nga hetuesit qipriotë në Limassol, pasditen e djeshme në emër të autoriteteve libaneze.

Një ngarkesë prej 2750 tonë amonium nitrati, e konfiskuar në vitin 2014 nga një anije e quajtur “Rhosus” në pronësi të rusit, ishte shkaku i shpërthimit të tmerrshëm ditën e martë, që çoi në vrasjen e 137 personave dhe plagosjen e 5000 të tjerëve.

Materiali shpërthyes qëndronte prej 6 vitesh në atë magazinë pa asnjë lloj sigurie. 

Zëdhënësi i policisë qipriote Christos andreou tha se eksplozivët u kapën nga autoritetet libaneze, dhe prandaj ato janë përgjegjëse për ruajtjen e pasigurt në magazinë.

Më të lexuarat