
Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Epidemiologët ndryshojnë versionin dhe shpjegojnë pse do duhet t'ja nisim nga e para: Pas 1 viti mund të jemi prapë si në fillim të pandemisë. Publikohet studimi i ekspertëve të njohur

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Prill 2021

Epidemiologët dalin me një tjetër lajm të ri për vaksinën dhe efektivitetin që ka në organizimin e njeriut. Dilema e të gjithëve është sa muaj jep efekt dhe krijohen antitrupat.
Pak kohë më parë ekspertët thanë se kjo vaksinë e Covid-19 mund të duhet të bëhet çdo 6 muaj pasi efekti i antitrupavemund të zhduket. Tani sipas epidemiologëve vaksina duhet të ndryshojë pas 1 viti.
“Aleanca e Vaksinave të Popullit” ka bërë një sondazh me 77 ekspertë nga disa prej institucioneve kryesore në 28 vende të botës, i cili zbuloi se pothuaj një e treta e tyre kanë thënë se vaksina nuk do kishte efekt tek mutacionet e reja të virusit pas nëntë muajsh ose më pak.
Më pak se 1 në 8 thanë se besonin se mutacionet nuk do t’i bënin kurrë vaksinat aktuale joefektive. Dy të tretat mendojnë se do duhet një vit ose më pak para se virusi të shndërrohet në formën që shumica e vaksinave të gjeneratës së parë të bëhen joefektive dhe ndërkohë kërkojnë të krijohen vaksina të reja modifikuese.
Shumica dërrmuese e ekspertëve – 88% e tyre thanë që mbulimi i vazhdueshëm i ulët i vaksinave në shumë vende do ta bënte më të mundshme shfaqjen e mutacioneve rezistente.
Aleanca e Vaksinave të Popullit paralajmëron se me shkallën aktuale të programeve globale të vaksinimit, vetëm 10% e njerëzve në shumicën e vendeve të varfra do të vaksinohen deri në vitin e ardhshëm.
Më të lexuarat


Tronditet Italia, 83-vjeçari vret gruan, djalin dhe pronarët e shtëpisë

Dilema për dozat Sinovac, zyrtari i lartë i kontrollit të sëmundjes në Kinë e pranon hapur ‘të metën’ e vaksinës

Vendim që pritej! Zbulohet a do marrë pjesë Meghan Markle në varrimin e Princit Philip

Ende pa një emër që do zëvendësojë Angela Merkel, DW: Kush do të jetë kandidati i partive CDU/CSU për kancelar?

E papritur! Boris Johnson nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e Princit Philip, zbulohet arsyeja e këtij vendimi

Surprizon sërish Donald Trump, zbulon planin për rikthim: Do të rimarrim Shtëpinë e Bardhë në...

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

Ky vend përballet me një tërmet të fuqishëm, shtatë viktima

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

Pallati mbretëror në zi/ Princ Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, zbulohet dëshira e tij e fundit
