BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Bota

Epike/ Droga sekuestrohet nga trafikantët dhe mbahej në stacionet e policisë, efektivët akuzojnë minjtë se hëngrën 200 kg kanabis

Epike/ Droga sekuestrohet nga trafikantët dhe mbahej në stacionet e

Policia në Indi ka fajësuar minjtë për shkatërrimin e afro 200 kg kanabis të sekuestruar nga trafikantët dhe që mbahej në stacionet e policisë.

“Minjtë janë kafshë të vogla dhe ata nuk kanë frikë nga policia. Është e vështirë të mbrosh drogën prej tyre”, tha një gjykatë në shtetin Uttar Pradesh.

Gjykatësi Sanjay Chaudhary përmendi tre raste në të cilat marihuana u ‘asgjësua’ nga brejtësit.

Ai u shpreh se kur gjykata i kërkoi policisë të paraqiste drogën e sekuestruar si provë, u tha se 195 kg kanabis ishte “shkatërruar” nga minjtë.

Në një rast tjetër që përfshin 386 kg drogë, policia paraqiti një raport duke thënë se “një pjesë e kanabisit ishte ngrënë nga minjtë”.

Gjykatësi Chaudhary tha se rreth 700 kg marijuanë e sekuestruar nga policia ishte e vendosur në stacionet e policisë në Mathura dhe se “e gjitha sasia e lëndës narkotike ishte nën rrezikun e ngrënies nga minjtë”.

Ai shtoi se policia nuk kishte njohuritë e duhura për t’u marrë me këtë çështje pasi minjtë ishin “shumë të vegjël”.

Mënyra e vetme për të mbrojtur drogën e sekuestruar nga “minj të tillë të patrembur”, shtoi ai, ishte të shiteshin në ankand barnat në laboratorët e kërkimit dhe të ardhurat do t’i shkonin qeverisë.

Deputeti Singh, një zyrtar i lartë i policisë së Mathura, u tha gazetarëve se një pjesë e marijuanës së ruajtur në stacionet e policisë në afërsi të tij ishte “dëmtuar për shkak të shirave të dendur” dhe nuk ishte shkatërruar nga minjtë.

Në vitin 2018, tetë oficerë policie argjentinase u pushuan nga puna pasi fajësuan minjtë për zhdukjen e gjysmë ton kanabis nga një magazinë policie.

Por ekspertët kundërshtuan pretendimin, duke thënë se kafshët nuk kishin gjasa të ngatërronin drogën me ushqimin dhe “nëse një grup i madh minjsh do ta kishin ngrënë atë, shumë brejtës të ngordhur do të ishin gjetur në magazinë”.

Një studim i publikuar në vitin 2019 zbuloi se kur minjtë e laboratorit konsumonin kanabis ata “priheshin të bëheshin më pak aktivë dhe temperatura e trupit të tyre gjithashtu u ul”.

Në vitin 2017, policia në shtetin lindor të Biharit fajësoi minjtë për konsumimin e mijëra litrave alkool të konfiskuar, një vit pasi shteti ndaloi shitjen dhe konsumimin e alkoolit.

Në vitin 2018, teknikët që mbërritën për të rregulluar bankomat që nuk funksiononte në shtetin e Assam zbuluan se kartëmonedhat me vlerë më shumë se 14.691 dollarë ishin copëtuar dhe fajtorët ishin minjtë.