BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x
BREAKING NEWS

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet dëshmia e Sekretares së Përgjithshme e Shëndetësisë

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e Kurtit, në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e
x
BREAKING NEWS

"Po flitet minutat e fundit"/ Eksperti Ervin Karamuço del me deklaratën 'bombë': Së shpejti do të arrestohet një ish-kryebashkiak

"Po flitet minutat e fundit"/ Eksperti Ervin Karamuço del me
x
BREAKING NEWS

Shkatërohet banda shqiptare në Itali/ Kush është trafikanti i shumëkërkuar që bashkëpunonte me “Ndraghetan” (emri)

Shkatërohet banda shqiptare në Itali/ Kush është trafikanti
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr 'goditjen' më të madhe në historinë e këmbimit valutor

Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr
x
BREAKING NEWS

Shpërthen zjarr pranë SPAK, dalin detajet e para

Shpërthen zjarr pranë SPAK, dalin detajet e para
x

Bota

​Erdogan falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë pas tërmetit

​Erdogan falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letër-falënderimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, për ndihmën dhe mbështetjen që ka dhënë Kosova pas tërmeteve në Turqi.

Sipas letrës, Erdogan ka thënë se përpjekjet FSK-së për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja do të kujtohen gjithmonë me mirënjohje.

“Do të doja t’ju falënderoja në emër të kombit tim dhe emrin tim personal që keni ndarë dhimbjen tonë dhe keni dhënë mbështetje në një kohë të shkurtër duke dërguar mesazh ngushëllimi për tërmetet në Kahramanmara?, të cilët prekën drejtpërdrejt dhjetë provinca me një fuqi shkatërruese që shkaktuan dhimbje të thellë për vendin tonë”.

“Fakti që vendet mike na qëndrojnë pranë në raste të tilla të fatkeqësive natyrore na jep forcën për të duruar”.

“Ndihma juaj ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit tanë që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit në këto ditë të vështira dimri. Përpjekjet e ekipit tuaj të kërkimit dhe shpëtimit për të shpëtuar jetët e njerëzve të bllokuara në rrënojat do të kujtohen gjithmonë me mirënjohje”.

“Me këtë rast përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik e vëllazëror të Kosovës”, përfundon letra e presidentit Erdo?an.

Ndryshe, Kosova, duke përfshirë vullnetarët dhe forcat e specializuara të FSK-së në dy rajonet e prekura nga tërmeti Hataj dhe Osmanije ka prezentuar me një personel prej 48 anëtarësh.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës  kanë arritur që të nxjerrin të gjallë katër persona të cilët kishin qenë në rrënojat e objekteve të shkatërruar si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë.

Sipas raportimeve të fundit, numri i të vdekurve nga tërmeti në turqi është mbi 50 mijë, dhe po ashtu mbi 100 mijë të plagosur.