BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x

Bota

Erdogan takon Putinin për herë të dytë brenda muajit, ja për çfarë u diskutua

Erdogan takon Putinin për herë të dytë brenda muajit, ja

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një takim ditën e sotme me homologun e tij rus Vladimir Putin, në qytetin rus të Soçit, në Detin e Zi. Ky është takimi i dytë midis dy liderëve në më pak se një muaj.

Përfundimi i luftës në Ukrainë dhe perspektiva e një inkursioni turk në Siri pritet të dominojnë bisedimet, me Erdoganin që vjen në këtë takim pas suksesit të tij diplomatik, në orkestrimin e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të rifilluar dërgesat e grurit ukrainas nëpër Detin e Zi.

Në nisjen e takimit, Putin i tha Erdoganit se ai priste të nënshkruante një marrëveshje për të rritur lidhjet tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.

“Shpresoj që sot do të jemi në gjendje të nënshkruajmë një memorandum përkatës për zhvillimin e lidhjeve tona tregtare dhe ekonomike”, tha Putin ndërsa të dy udhëheqësit u ulën për bisedime.

Presidenti turk, i cili është përpjekur të shfrytëzojë marrëdhëniet e tij me Ukrainën dhe Rusinë për të luajtur një rol në përfundimin e luftës së nisur nga Kremlini më 24 shkurt, i tha homologut të tij rus se ai shpresonte që ata të dy të hapnin “një faqe të ndryshme” në lidhjet dypalëshe.

Sipas medias shtetërore turke “TRT”, ndër temat kryesore të diskutimit është gjithashtu edhe plani i Ankarasë për një inkursion ushtarak në Siri me synim për të sulmuar milicinë kurde në Sirinë veriore.

Moska, e cila ka mbështetur presidentin sirian Bashar al-Assad në luftën civile në Siri, kohët e fundit kishte këshilluar kundër një ofensive të tillë.

Ankaraja e konsideron milicinë kurde siriane të mbështetur nga SHBA-ja, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) një grup terrorist dhe dyshon se janë lidhur me kryengritësit në Turqi.

Ofensiva e planifikuar e Turqisë në veri të Sirisë u shty në vitin 2019-të pas dy marrëveshjeve të armëpushimit të ndërmjetësuara nga Uashingtoni dhe Rusia.

Sipas Kremlinit, shitja e mundshme e dronëve luftarakë pa pilot nga Turqia anëtare e NATO-s, në Rusi është gjithashtu në axhendë.

Ushtria ukrainase ka përdorur dronët Bayraktar kundër forcave ruse që nga fillimi i pushtimit në shkurt.