BREAKING NEWS

Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete mund të lëvizin shqiptarët (DETAJET)

Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete
x

Bota

Çështja që preku botën mbarë merr një tjetër kthesë, dalin të reja befasuese mbi zhdukjen e bujshme të mbi një dekade më parë

Çështja që preku botën mbarë merr një

Detektivët që hetojnë zhdukjen e Madeleine McCann kanë zbuluar një të dyshuar të ri kryesor, duke bërë kështu përparimin më të madhe të çështjes së zhdukjes së vogëlushes 13 vjet pas ngjarjes.

43-vjeçari gjerman, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që aktualisht po vuan një dënim me burg, është mësuar se ka jetuar në një minivan në Praia da Luz në Portugali, në periudhën kur Maddie u zhduk në 3 maj 2007.

Një prokuror i shtetit gjerman konfirmoi se i dyshuari është një pedofil, i cili është dënuar për abuzim seksual ndaj fëmijëve dhe kishte jetuar në Algarve midis 1995 dhe 2007 në një shtëpi pikërisht jashtë qytetit turistik.

Policia Metropolitane zbuloi sot se i dyshuari mori një telefonatë 30 minuta në telefonin e tij portugez rreth një orë para se fëmija të rrëmbehej nga apartamenti i pushimeve, ku ajo po qëndronte me prindërit Kate dhe Gerry McCann dhe motrat e saj të reja binjake, Sean dhe Amelie.

Duke folur sot në një konferencë për shtyp, detektivët e Scotland Yard të cilët kanë udhëhequr hetimet për zhdukjen e vogëlushes, thanë se i dyshuari kishte jetuar në zonën në Portugali, në ditët para se ajo të zhdukej.

Ata gjithashtu zbuluan se ai është kishte të bënte me një makinë Jaguar XJR6 të vitit 1993, me targë gjermane, të parë në Praia da Luz dhe zonat përreth në vitet 2006 dhe 2007.

Një ditë pasi Madeleine u zhduk, ai mori makinën të riregjistruar në Gjermani me emrin e dikujt tjetër, megjithëse besohet se automjeti ishte akoma në Portugali.