BREAKING NEWS

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri dy vëllezër (Emrat)

Tronditëse! Krim i dyfishtë në vend, vriten me armë zjarri
x

Bota

Europa është kontinenti më i prekur nga pandemia, bëhet paralajmërimi shqetësues në kohën kur vendet po lehtësojnë masat anti-Covid

Europa është kontinenti më i prekur nga pandemia, bëhet

Shefja e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Andrea Ammon paralajmëroi për një valë të dytë të rasteve të koronavirusit, pasi vendet në të gjithë kontinentin kanë filluar të lehtësojnë masat e vështira të bllokimit.

Ammon tha se nuk ishte çështja nëse do të ketë një rritje të përtërirë por kur dhe sa e zgjeruar do të jetë shtrirja.

Gjatë një interviste për britaniken “The Guardian”, ajo tha se statistikat e imunitetit nga e gjithë Evropa nuk ishin inkurajuese dhe se 85 në 90% e njerëzve ishin ende të ndjeshëm ndaj COVID-19.

"Virusi është rreth nesh, duke qarkulluar shumë më tepër se në janar ose shkurt. Nuk dua të vizatoj një pamje të së ardhmes, por mendoj se duhet të jemi realistë. Nuk është koha që të qetësohemi plotësisht”.

Europa ka regjistruar më shumë se 170.000 vdekje prej pandemisë globale, sipas një raporti të “AFP”-së.