BREAKING NEWS

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë për parandalimin e koronavirusit, ka shkaktuar më shumë të vdekur

Nobelisti rrëzon skemat e OBSH: Izolimi nuk ka asnjë vlerë
x

Bota

“Far West” ilegal, në Itali ia beh “taksa Covid”, klientëve u faturohet kontributi për pandeminë

“Far West” ilegal, në Itali ia beh “taksa Covid”,

Në Itali është vendosur një taksë e re, "Taksa e Covid", sigurisht jozyrtarisht. Një tarifë 2-4 euro është aplikuar nga disa tregtarë ndaj klientëve të tyre, për të financuar kostot më të larta të bëra nga bizneset për shkak të koronavirusit.

Denoncimi u bë nga Autoriteti italian i të Drejtave të Konsumatorit, “Codacons”, i cili ka marrë për ditë ankesa nga konsumatorët për rritjen e çmimeve dhe zëra shtesë të shpenzimeve të aplikuara nga tregtarët.

Agjencia flet për një “Far West” ilegal, që mund të përbëjë krimin e mashtrimit dhe kundër të cilit “Codacons” ka paraqitur një ankesë pranë Guardia di Finanza dhe Autoritetit të Antitrustit.

“Shumë konsumatorë kanë denoncuar shtesën në faturë, nga 2 deri në 4 euro, të aplikuar kryesisht nga parukeritë dhe qendrat estetike ndaj klientëve të tyre”, -deklaroi presidenti i “Codacons”, Carlo Rienzi. Një taksë e përfshirë në faturë, nën zërin "Covid", që me sa duket është vendosur si një kontribut i detyrueshëm për të mbështetur shpenzimet e operatorëve për dezinfektimin dhe sigurimin e lokaleve.

“Kemi regjistruar raste të qendrave estetike që detyrojnë klientët të blejnë kitet njëpërdorimshe të përdorura prej tyre gjatë trajtimit, për 10 euro. Kush nuk i blen, nuk merr shërbimin, gjithnjë për shpenzimet Covid”, -deklaroi Rienzi.