BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Bota

“Çfarë do ti them mamit? O Zot, e dhj*** ”/ Vrau dashnoren, polici shpërthen në lot para kolegëve: I tregoi lidhjen 10-vjeçare bashkëshortes time, do humbisja përgjithmonë...

“Çfarë do ti them mamit? O Zot, e dhj*** ”/ Vrau

Punonjësi i policisë u arrestua nga kolegët e tij në Salisbury të Britansë së Madhe, i cili akuzohet se vrau dashnoren e tij pasi kjo e fundit i tregonte gjithpçka bashkëshortes, ka shpërthyer në lot kur u kap nga kolegët e tij.

Kamerat e trupit të policisë tregojnë të akuzuarin teksa ka nevojë edhe për ndihmë mjekësore pas goditjes me thikë që i bëri vetes.Gjatë momentit kur i deklarohet arrestimit, polici shfaqet i penduar dhe lotë: “Më vjen shumë keq! Unë jam njeri i mirë, çfarë do ti them mamit? O Zot, e dhj***. Ajo ka edhe fëmijë”.

Timothy Brehmer akuzohet për vrasjen e infermieres Claire Parry, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, brenda një makien tip Citroen C1, pasi ajo i tregoi lidhjen e tyre 10-vjeçare bashkëshortes së policit të arrestuar tashmë.

Pamjet e kamerave të sigurisë në zone shfaqën Brehmer teksa lëvizte me Citroenin e tij drejt një parku makinash së bashku me viktimën, ndërsa pak minuta më pas ai u pa të dilte i vetëm prej andej.

Në pamje, që u publikuan edhe në Gjykatën e Salisbury, ai shfaqet topless, i dëmtuar në krah dhe me shenja gjaku mbi pantallonat e shkurtra.

Kur u pyet se çfarë kishte ndodhur, duke qarë Brehmer u përgjigj: ‘Ne kishim një lidhje prej vitesh. Ajo më detyroi ta takoja, ajo do t’i tregonte gruas time, unë do të humbja djalin tim”.