
Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë


BRUKSEL (AP) – Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të premten se vendet e industrializuara të Grupit të Shtatëshes po vendosin një çmim tavan për produktet e rafinuara të naftës ruse, si pjesë e një koalicioni që përfshin Australinë dhe një marrëveshje tentativë me Bashkimin Europian.
Çmimi tavan pason kufijtë e ngjashëm të çmimeve të vendosura për eksportet ruse të naftës, me synimin për të reduktuar burimet financiare që Presidenti rus Vladimir Putin ka për të zhvilluar luftën gati njëvjeçare në Ukrainë.
“Marrëveshja e sotme bazohet në kufirin e çmimit për eksportet e naftës së papërpunuar ruse që kemi vendosur në dhjetor dhe ndihmon në avancimin e synimeve tona për të kufizuar gjeneruesin kryesor të të ardhurave të Rusisë në financimin e luftës së saj të paligjshme duke promovuar tregje të qëndrueshme globale të energjisë”, tha në një deklaratë zonja Yellen.
Të premten, qeveritë e BE-së ranë dakord paraprakisht të vendosin një çmim tavan prej 100 dollarësh për fuçi për naftën ruse që do të përkojë me një embargo të BE-së për karburantin. Diplomatët që përfaqësojnë 27 qeveritë e BE-së vendosën kufirin për karburantin e naftës, karburantin e avionëve dhe benzinën përpara hyrjes në fuqi zbatimi i tij të dielën. Çmimi tavan synon të zvogëlojë të ardhurat e Rusisë duke lejuar naftën e saj të tregëtohet në vendet joperëndimore për të shmangur një mungesë globale që do të rriste çmimet dhe inflacionin.
Hollësitë rreth kufirit u dhanë në një deklaratë të G7-ës dhe diplomatëve nga tre vende të ndryshme anëtare të BE-së, të cilët ranë dakord të diskutonin kufirin në kushte anonimiteti.
Kufiri prej 100 dollarësh për fuçi zbatohet për benzinën ruse dhe karburantet e tjera që shiten më shumë se nafta e papërpunuar e përdorur për prodhimin e tyre. Zyrtarët ranë dakord për një kufi prej 45 dollarësh për fuçi për produktet ruse të naftës që shiten më pak se çmimi i naftës së papërpunuar.
Marrëveshja vjen pas një marrëveshjeje të ngjashme të G7-ës për të kufizuar çmimin e naftës së papërpunuar ruse në 60 dollarë për fuçi.
Rusia ka thënë se nuk do t’u shesë vendeve që i binden kufirit të naftës, por për shkak se nafta e saj shitet për më pak se 60 dollarë për fuçi, ajo ka vazhduar të shes në tregun global. Kufiri i çmimeve inkurajon klientët joperëndimorë që nuk e kanë ndaluar naftën ruse të kërkojnë zbritje, ndërkohë që evazioni i plotë – edhe pse i mundshëm – mbart kosto shtesë.
Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së parashtruan vendimin dhe qeveritë kanë kohë deri të shtunën herët për të reaguar me një kundërshtim me shkrim. Nuk pritet asnjë ndryshim në marrëveshje.
Nëse kufiri i çmimit funksionon siç duhet dhe nafta ruse vazhdon të shitet, çmimet e karburantit nuk duhet të rriten në qiell, thonë analistët. Evropa mund të marrë furnizime alternative me naftë nga SHBA, India dhe Lindja e Mesme, ndërsa Rusia mund të kërkojë klientë të rinj jashtë Evropës.
Megjithatë, ndikimi i kufirit do të jetë i paparashikueshëm pasi transportuesit ridrejtojnë rrjedhat e karburantit drejt destinacioneve të reja dhe udhëtimet më të gjata detare mund të dëmtojnë kapacitetin e cisternave.
Shitjet e naftës janë shtylla kryesore e buxhetit të Rusisë, por qeveritë evropiane hezituan më parë të ndërpresin blerjet e tyre, sepse ekonomia ishte shumë e varur nga gazi natyror rus, nafta dhe bezina. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kjo ka ndryshuar./VOA
Më të lexuarat


Pamje të rënda/ Policia rrëzon pa ndjenja një protestues (VIDEO)

E rëndë/ 76-vjeçari mban për 13 vjet trupin e vdekur të nënës së tij në shtëpi

Ngjarje horror/ 76-vjeçari “mumifikoi” trupin e nënës së tij dhe e mbajti në një divan para televizorit për 13 vjet, arsyeja...

Zerlanda e Re mbahnit botën, çdokush do të dëshironte të shihte spektaklin qiellor teksa sodit pamjet magjike (FOTO)

Nuk ndalet Rusia, Sergei Lavrov sulmon sërish Perëndimin: Ja pse nuk dëshiron që lufta në Ukrainë të përfundojë

E frikshme/ 40 emigrantë digjen brenda qendrës së pritjes, rojet nuk i hapën derën!

Qatargate, thellohet SKANDALI në Bruksel/ Udhëtoi falas, zyrtari i lartë i Transportit në BE pritet të marrë vendimin drastik

Kremlini bën paralajmërimin e frikshëm: Ja sa do të zgjasë lufta e Rusisë me shtetet armike

“Makthi” i Kinës bëhet realitet, SHBA armatos Tajvanin, një “luftë e nxehtë” mund të shpërthejë në Azi mes superfuqive

Vladimir Putin në udhëkryq, Ukraina gati t’i japë Rusisë goditjen finale, fillon plani për marrjen e “Tokës së Shenjtë”, luftë sabotazhi dhe dezinformimi në Krime
