BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Bota

Çfarë ndodhi? Shefja e Komisioniti Europian braktis menjëherë Samitin e BE-së

Çfarë ndodhi? Shefja e Komisioniti Europian braktis

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se po largohej nga samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel, më pak se një orë pasi nisën punimet, sepse ajo kishte qenë në kontakt me dikë që doli pozitiv ndaj COVID-19.

Ajo shtoi se do të shkonte në karantinë, pasi ishte vërtetuar se ka kontakt me një pacient të infektuar me koronavirus, raportojnë mediat e huaja.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime ka dalë pozitiv me COVID-19 këtë mëngjes. Unë vetë jam testuar negativisht. Sidoqoftë, si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim”, tha ajo.