
Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

Dhunimi i gazetarit Elvis Hila, BE del me reagimin e fortë: Dënojmë sulmin, autoritetet të hetojnë ngjarjen

Ekzekutoi me armë gjahu gruan dhe vëllanë, arrestohet autori i tragjedisë në Gramsh

Çfarë po ndodh? Britania, Italia dhe Japonia bashkojnë forcat

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Dhjetor 2022

Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Japonia kanë formuar një aleancë në sektorin e mbrojtjes, për projektimin dhe prodhimin e avionit luftarak të së ardhmes.
Bëhet fjalë për një avion supersonik të gjeneratës së gjashtë, që pritet të zëvendësojë atë aktual “Eurofighter Tayphoon”, fryt i bashkëpunimit mes Italisë, Britanisë, Gjermanisë dhe Spanjës.
Njoftimi u bë nga kryeministri britanik Rishi Sunak, i cili konfirmoi lajmet që prej ditësh qarkullonin në mediat ndërkombëtare.
“Siguria për Mbretërinë e Bashkuar, si për sot ashtu dhe për gjeneratat e ardhshme, do të jetë prioriteti numër 1 i kësaj qeverie. Për këtë arsye duhet të qëndrojmë në pararojë në progreset e teknologjisë së mbrojtjes, duke tejkaluar dhe mposhtur ata që duan të na bëjnë keq”, deklaroi Sunak.
Puna për zhvillimin e projektit ka nisur dhe synohet krijimi i një mjeti luftarak ajror që do të jetë i pajisur me shpejtësi, pakapshmëri nga radari, me sensorë të avancuar dhe madje me inteligjencë artificiale për të asistuar pilotin kur ai ndodhet i mbingarkuar ose nën presion.
Avioni, që do të quhet “Stuhia”, do të mund të fluturojë edhe pa ndihmën e pilotit nëse kjo do të kërkohet dhe do të jetë në gjendje të qëllojë raketa hipersonike.
Por prodhimi i një avioni të tillë ka një kosto jashtëzakonisht të lartë. Deri më sot, prodhimi i llojit “F35” ka qenë programi më i shtrenjtë i hartuar nga Pentagoni, ndaj Britania ishte në kërkim të partnerëve.
Italia ishte e përfshirë dhe tani, angazhimi i Japonisë përbën një lëvizje domethënëse, në një kohë kur Britania po përpiqet të gjejë aleatë në rajonin e Indo-Paqësorit, e shqetësuar nga supremacia kineze.
Më të lexuarat


Zbulohet misteri i mbytjes së anijes luftarake në brigjet britanike

Ngrihet alarmi nga BE-ja: Mbi 900 mijë kërkesa për azil në 2022, shumica turq, moldavë dhe shqiptarë

Momente tmerri, autobusi fundoset në liqen, disa persona të lënduar (VIDEO)

Rusia merr vendimin drastik për CIA-n dhe FBI-në

Lufta në Ukrainë/ Japonia i jep goditjen e fortë Moskës, ja vendimi drastik që ka marrë për oligarkët rus

KUJDES, pamje të rënda/ Sulm terrorist brenda Ambasadës, një i vdekur dhe dy të plagosur. Publikohet momenti i tmerrshëm kur personi me kallashnikov qëllon personelin (VIDEO)

Media prestigjioze bën paralajmërimin e frikshëm: Putin po përgatit një sulm të ri ndaj Ukrainës, ja planet që ka për Perëndimin

"Do ju hedh në erë të krishterë ortodoksë"/ Ngrihet alarmi në Greqi, kërcënim me bombë në aeroporte dhe spitale, autoritetet vihen menjëherë në lëvizje

Moska tregon si përfundon lufta dhe mund të jetë shumë afër: Ja kush e ka çelësin

Çfarë po ndodh me Charles McGonigal? Zbulohet lidhja e ish-zyrtarit të FBI-së me një tjetër oligark rus (Dyshimet)
