BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Paloka hedh akuza të rënda: Bllako u lirua, pse heshtin Rama dhe Yuri Kim?! Ja pazari...

Paloka hedh akuza të rënda: Bllako u lirua, pse heshtin Rama dhe Yuri
x
BREAKING NEWS

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, ma ka kërkuar baza

Deklarata e fortë e ish-deputetit demokrat: I gatshëm të kandidoj
x
BREAKING NEWS

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e naftës dhe benzinës

Tronditet tregu, bordi çon në stratosferë çmimin e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek Avdylajt?”/ Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA zbarkon në këtë qytet

Çfarë po ndodh? “Hyri për herë të fundit tek
x
BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x

Bota

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Shpërthime të fuqishme shumë pranë Ukrainas

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Shpërthime të fuqishme

Disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në aeroportin ushtarak Ziabrovka të Bjellorusisë, që ndodhet në rajonin Gomel shumë pranë kufirit me Ukrainën.

Mediat raportojnë se pak pas mesnate janë dëgjuar pesë shpërthime të forta dhe vala goditëse është ndjerë në qytetin e Gomelit.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, në një deklaratë, pretendon se shpërthimet kanë ndodhur për shkak të ndezjes gjatë një ndërrimi të motorit në një automjet.

“Në lidhje me thirrjet e bëra në Ministrinë e Mbrojtjes për ndezjet e ndodhura në seksionin Zyabrovka të rajonit Gomel, pohojmë se më datë 10 gusht, rreth orës 23:00, gjatë kontrollit të një automjeti pas një ndryshimi në motor, janë shkaktuar shpërthimet. Stafi ka marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit. Nuk ka të lënduar”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më herët. Zëvendës shefi i Drejtorisë Qendrore të Operacioneve të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Alexei Gromov, kishte deklaruar se Bjellorusia e kishte vënë aeroportin Ziabrovka nën kontrollin e forcave ruse.

“Aeroporti Ziabrovka në Bjellorusi është tashmë nën kontrollin e plotë të rusëve. Një bazë ushtarake ruse po krijohet aktualisht atje. Në zonën e aeroportit ka një divizion përgjegjës për raketat Iskander dhe një divizion për S-400”, tha Gromov.