
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Çfarë po ndodh në Itali? Krizë politike e rëndë, qeveria në rrezik, Renzi kërcënon të tërheqë në mënyrë urgjente ministrat duke nxitur kaos

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021

Në Itali gjendja e pandemisë vazhdon të jetë e rëndë, ku numri i të infektuarve dhe i personave që nuk ia dalin dot të fitojnë betejën mbetet në rritje.
Por në kulmin e pandemisë, Italia mund të mbetet pa një qeveri.Ish-kryeministri, Mateo Renzi, këmbëngul që qeveria Conte të sigurojë një hua nga fondi i shpëtimit të Eurozonës, duke paralajmëruar përfundosjen e ekzekutivit nëse ai do të refuzojë.
Renzi kërcënon prej muajsh të tërheqë dy ministrat e partisë së tij të vogël “Italia Viva” nga kabineti qeveritar, duke nxitur kaos politik në vendin e goditur rëndë nga koronavirusi.
Partia më e madhe e koalicionit qeverisës, “Lëvizja e 5 yjeve” është kundër idesë së kredisë, e deri më tani edhe Conte e ka mbështetur. Renzi pritet të mbajë sot një konferencë për shtyp, ku do të njoftojë vendimin për të tërhequr ose jo ministrat, të cilët janë vendimtarë për mbijetesën e qeverisë mes “5 yjeve” dhe PD-së.
Fondi i shpëtimit i njohur si mekanizmi i stabilitetit europian, ofron 36 miliardë euro kredi të buta për të ndihmuar shtetet anëtare të rimëkëmbin ekonominë. Por, me grante falas në dispozicion asnjë vend nuk ka treguar deri më tani interes për kreditë, me shqetësimin e rritjes së borxhit kombëtar dhe pasigurive në treg.
Më të lexuarat


Publikohet bilanci i COVID, ja çfarë ka ndodhur në Itali 24 orët e fundit

Surpriza/ Britania 'falenderon' në shqip mjekët që përballen me Covid-19 (FOTO)

Mediat gjermane japin paralajmërimin ‘bombë’: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, Turqia do ...

Tha se mutacioni i ri i COVID është më vdekjeprurës, ekspertët britanikë nxjerrin blof kryeministrin Boris Johnson

Pas vetëvrasjes së 10- vjeçares ndodh një tjetër ngjarje tragjike, treni përplas për vdekje 18-vjeçarin pasi po realizonte video për TikTok

Skandal/ Mjeku vjedh dozat e vaksinës për t’ia dhënë familjes dhe shokëve, reagon Prokuroria dhe merret vendimi i menjëhershëm ndaj doktorit

Ndodh për herë të parë në botë/ Dy dekada pas aksidentit që i mori atij të dy gjymtyrët, mjekët realizojnë mrekullinë e madhe

Megaoperacioni anti-mafia, arrestohen 48 persona, të përfshirë edhe politikanë dhe eurodeputetë

Pas këtyre imazheve të trupave të gardës kombëtare që u shpërndanë me shpejtësi në të gjitha mediat botërore, Joe Biden kërkon ndjesë publike, ndërsa zonja e Parë e SHBA-së bën gjestin emocionues

Media në zi/ COVID -19 i merr jetën gazetarit të njohur të CNN (EMRI+FOTO)
