BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Bota

Çfarë po ndodh në seancë? Pritet të vendoset për një nga emërimet më të rëndësishme të Kabinetit të Presidentit Joe Biden

Çfarë po ndodh në seancë? Pritet të vendoset për

Kandidati për postin e Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland u tha senatorëve në seancën e tij të konfirmimit të hënën se ai është i vendosur për të luftuar diskriminimin në shoqërinë amerikane si dhe sulmet e grupeve ekstremiste kundër qeverisë.

Posti i Prokurorit të Përgjithshëm është një nga emërimet më të rëndësishme të Kabinetit të Presidentit Joe Biden.

Garland 68-vjeç, është aktualisht gjykatës federal i apelit në Uashington. Në vitin 2016 ai u emërua për në Gjykatën e Lartë, por republikanët që kontrollonin Senatin, refuzuan ta merrnin në shqyrtim kandidaturën e tij nën argumentin ishte në një vit zgjedhjesh presidenciale.

Nëse konfirmohet Garland do të drejtojë Departamentin e Drejtësisë në mes të hetimeve për qindra mbështetës të ish-Presidentit Donald Trump, shumë prej tyre me pikëpamje anti-qeveritare, të cilët sulmuan Kapitolin muajin e kaluar ndërsa senati po certifikonin fitoren e zotit Biden.

Përveç kësaj, zoti Garland mund të mbikëqyrë mosmarrëveshjet e debatueshme racore që përfshijnë abuzime të pakicave nga forcat e zbatimit të ligjit në çështjet penale që çuan në demonstrata masive vitin e kaluar.

Nëse konfirmohet kandidatura e tij, zoti Garland do të vijë në krye të Departamentit të Drejtësisë pas një periudhe të mbushur me vendime që zgjuan polemika dhe përplasje politike nën administratën e Presidentit Trump, të shoqëruar me kritika të forta nga demokratët që ishin në opozitë, të cilët e akuzuan drejtuesin e mëparshëm William Barr se po vepronte në interes të presidentit dhe po e politizonte punën e departamentit më të lartë të zbatimit të ligjit në vend.

Ish-prokurori i përgjithshëm, William Barr pat deklaruar se ishte një drejtues i pavarur, që nuk epej para presionit politik. Por demokratët e akuzonin se po vepronte më tepër si avokat i Presidentit Trump.

Gjatë mandatit të tij, Departamenti i Drejtësisë mori një numër vendimesh që zgjuan polemika si rekomandimin për të ulur dënimin për ish-bashkëpunëtorin e zotit Trump, Roger Stone si dhe masat për të mbyllur çështjen penale kundër ish-këshilltarit për siguri kombëtare të administratës Trump, Michael Flynn.

Në deklaratën e tij, zoti Garland parashtron planin për të trajtuar me prioritet të drejtat civile, pas një viti të mbushur me protesta me thirrjet për drejtësi racore dhe kundër dhunës së tepruar policore.

Zoti Garland veçon edhe problemin e terrorizmit të brendshëm dhe shtimin ekstremizmit në vend si temë prioritare për Departamentin e Drejtësisë, duke nënvizuar punën që ka bërë në të kaluarën në ndjekjen penale të autorëve për shpërthimin në Oklahoma në 1995.

Ai komenton edhe mbi ngjarjet e 6 janarit në Kapitol, duke i cilësuar si një “sulm të urryer që u përpoq të dëmtonte një gurë themeli të demokracisë amerikane: transferimin paqësor të pushtetit tek një qeveri e zgjedhur me votë”.

Garland duket se ka të ngjarë të miratohet në Senat, i cili është i ndarë politikisht mes 50 republikanëve dhe 50 demokratëve, por do të ketë votën e nënpresidentes Kamala Harris në favor të tij nëse është e nevojshme. Tashmë, të paktën dy senatorë republikanë kanë shprehur mbështetje për emërimin e tij./VOA