
Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Çfarë po ndodh në SHBA? Hetime mbi përgatitjet e policisë për protestën e dhunshme në Kapitol

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Janar 2021

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në Departamentin e Drejtësisë, që vëzhgon mbarëvajtjen e punëve në këtë institucion, tha të premten se do të hetojë mënyrën se si departamenti dhe agjencitë e tij të zbatimit të ligjit u përgatitën dhe u përgjigjën ndaj trazirave të javës së kaluar në Kongresin amerikan.
Hetimi nga zyra e Inspektorit të Përgjithshëm do të shqyrtojë nëse informacioni për mundësinë e dhunës gjatë asaj dite, u nda nga Departamenti i Drejtësisë me agjencitë e tjera, përfshirë policinë e Kapitolit.
Inspektori i përgjithshëm tha se "do të hetojë gjithashtu nëse ka ndonjë dobësi në protokollet, politikat apo procedurat e Departamentit të Drejtësisë, që ndikuan negativisht në aftësinë e departamentit apo të strukturave të tij, për t'u përgatitur në mënyrë të efektshme dhe për t'iu përgjigjur ngjarjeve në Kapitol më 6 Janar."
Hetimi, është një nga disa të tillë, të nisur nga inspektorët e përgjithshëm, përfshirë ata në departamentet e Sigurisë dhe Mbrojtjes si dhe në Departamentit të Burimeve të Brendshme, i cili mbikëqyr Policinë e Parkut të Uashingtonit.
Fillimi i inspektimeve është tregues i një shqetësimi që duket se ekziston mes agjencive ligjzbatuese, se përgatitjet dhe reagimi ndaj sulmit në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump ishin të pamjaftueshme.
Policia e Kapitolit tha se ishte përgatitur vetëm për një protestë të zakonshme ditën që ligjvënësit ishin mbledhur për të çertifikuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, edhe pse vetë presidenti Trump i kishte inkurajuar mbështetësit e tij të "luftonin me forcë".
Hetimet ka të ngjarë të përfshijnë gjithashtu një vlerësim të informacioneve të zbulimit që Departamenti i Drejtësisë - dhe veçanërisht FBI - kishte mbledhur para dhe pas trazirave. Ai vjen disa ditë pasi FBI-ja pranoi se një nga zyrat e saj në terren përpiloi një buletin të brendshëm që paralajmëronte për dhunë të mundshme në Kongres.
Gazeta Washington Post, e cila raportoi e para ekzistencën e një raporti të dates 5 janar hartuar nga zyra e FBI-së në Norfolk, tha se buletini pëprfshinte kërcënime nga ekstremistët për të kryer "luftë". Steven D’Antuono, ndihmës drejtor në detyrë për zyrën e FBI-së në Uashington, tha se sapo u mor paralajmërimi i 5 janarit, informacioni u shpërnda me shpejtësi tek agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit përmes Forcës së Përbashkët të Terrorizmit në Uashington./VOA
Më të lexuarat


Autostradë e çarë dhe mini krater i krijuar pas daljes së ujit nga toka, këto janë pamjet e frikshme pas tërmetit të fuqishëm në Greqi

Nga kompania Pfizer te Moderna, prestigjiozja ‘The Guardian’ zbulon kush ka fituar më shumë miliarda nga vaksinat anti-Covid deri tani

Ndodhi ajo çfarë nuk pritej, Austria pezullon vaksinën AstraZeneca

Kanë mbajtur gjithçka ‘top sekret’, mësoni cilët janë tre vendet që nuk kanë raportuar tek OBSH asnjë rast me koronavirus

Senati miraton paketën stimuluese prej 1,9 trilion dollarësh

Priten zhvillime të reja! Senatori i njohur presion Joe Biden-it

Greqia nuk gjen qetësi, dy tërmete të tjera lëkundin sërish vendin

Zëri i Amerikës: Sfidat e vaksinimit për COVID-19 në Shqipëri

Lajm shpresëdhënës! Ky është shteti i parë në botë që po fiton betejën me koronavirusin

“Europa u godit fort nga koronavirusi”, Zëri i Amerikës: Vendet europiane vazhdojnë të përballen me...
