BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Bota

“Fashizmi në emër të liberalizmit”, i biri i Trump ironizon qëndrimin ndaj protestave që shpartalluan SHBA-në me fjalët e ish-presidentit amerikan

“Fashizmi në emër të liberalizmit”, i biri i Trump

Presidenti Trump nuk ka lënë moment pa kritikuar qëndrimin e mbajtur nga autoritetet lokale në disa qytete të SHBA, ku kanë shpërthyer protestat pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.

Në vazhdën e kritikave futet dhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump i Riu, i cili ironizon mosreagimin e duhur për të zmbrapsur protestuesit dhe për të ndaluar shkatërrimet dhe plaçkitjet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Donald Trump Jr. risjell shprehjen e ish-presidentit amerikan Ronald Reagan, “Nëse fashizmi do të shfaqet ndonjëherë në SHBA, atëherë ai do të vijë në emër të liberalizmit”, duke e shoqëruar atë me një foto të protestave, nën mbishkrimin “është këtu”. Dhe mbi foton e publikuar shkruan: “Reagan parashikonte të majtën e sotme radikale”.