BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Bota

FBI deklasifikon një dokument mbi sulmin e 11 shtatorit 2001, nuk vërtetohen lidhje të terroristëve me qeverinë saudite

FBI deklasifikon një dokument mbi sulmin e 11 shtatorit 2001, nuk

Byroja Federal e Hetimit ka deklasifikuar një dokument në 20 vjetorin e sulmit mbi Kullat Binjake në SHBA, dokument i cili analizon lidhjet mes qytetarëve sauditë dhe dy prej sulmuesve. Një hap i tillë, pra bërja publike e dokumentacionit të lidhur me ngjarjen tragjikë që tronditi botën, është kërkuar me ngulm në vijimësi nga të afërmit e atyre që humbën jetën më 11 shtator. Prej kohësh të afërmit e viktimave kishin dyshime dhe këmbëngulnin të provohej që zyrtarët sauditë kishin dijeni për sulmin dhe nuk bënë asgjë për të ndaluar sulmet. Dokumenti i deklasifikuar nga FBI, gjithsesi nuk vërteton një teori të tillë. Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit e avionëve ishin shtetas sauditë. Përpara publikimit të dokumentit, ambasada saudite në Washington u shpreh e lumtur për deklasifikimin e këtij dokumenti dhe mohoi të kishte çdo lidhje mes mbretërisë Saudite dhe personave të cilët kryen sulmet. Madje pretendimet e kundërta me këtë deklaratë i konsideruan si dashakeqe dhe të rreme. Dokumenti i bë publik ndërsa presidentit Joe Biden kishte kohë tashmë që i bëhej presion për një gjë të tillë, madje disa deklaruan edhe se nuk duhej të merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore nëse nuk bënte deklasifikimin e dosjeve.

Origjina e rrëmbyesve

Shumica e 19 rrëmbyesve në 11 shtator ishin shtetas sauditë. Udhëheqësi i Al-Qaedas, Osama bin Laden, ishte nga një familje me ndikim saudit dhe organizata e tij pretendohet të ketë marrë para nga sauditët e pasur në vitet 1990. E gjithë kjo ka çuar në ngritjen e dyshimeve se ka pasur edhe një përfshirje zyrtare saudite në sulme. Madje më tej janë krijuar edhe dyshime nëse administrata amerikane i ka fshehur këto të dhëna me qëllim që të mbrojë aleatët. Gjithsesi dokumenti i bërë publik nuk vërteton një gjë të tillë, gjithsesi as nuk u jep përgjigje të gjitha pyetjeve. Madje në dokument sqarohet se FBI, edhe pse sulmi ndodhi në 2001, në vitin 2016 ka qenë duke hetuar një qytetar saudit që dyshohet se ka siguruar mbështetje logjistike për dy prej personave të cilët kanë kryer sulmin. Ky dokument është i pari që deklasifikohet që nga kryerja e sulmeve dhe edhe pse nuk vërtetoi një bashkëpunim në lidhje me sulmet, arriti të ngrinte dyshime se përse iu desh kaq kohë autoriteteve të publikonin dokumentacionin, nëse asgjë e dyshimtë nuk vërtetohej prej tyre. Ky dokument gjithsesi ka siguruar një lidhje mes një prej personave që dyshohet se ka siguruar ndihmë logjistike për sulmuesit, dhe ambasadës saudite në Washington. Dokumenti prej 16 faqesh është gjithsesi shumë i redaktuar, ai bazohet në intervista me një burim identiteti i të cilit është i klasifikuar dhe përshkruan kontaktet midis një numri shtetasish sauditë dhe dy prej rrëmbyesve, Nawaf al-Hazmi dhe Khalid al-Midhar. Rrëmbyesit u paraqitën si studentë për të hyrë në SHBA në vitin 2000. Memoja e FBI thotë se ata më pas morën mbështetje logjistike të konsiderueshme nga Omar al-Bayoumi, i cili dëshmitarët thanë se ishte një vizitor i shpeshtë i Konsullatës Saudite në Los Angeles, pavarësisht statusit të tij zyrtar në atë kohë si një student. Burimi për FBI thotë se Bayoumi kishte "status shumë të lartë" në konsullatë. "Ndihma e Bayoumi për Hamzi dhe Midha përfshinte përkthim, udhëtime, strehim dhe financim", thuhej në dokument. Dokumenti i FBI thotë gjithashtu se kishte lidhje midis dy rrëmbyesve dhe Fahad al-Thumairy, një imam konservator në Xhaminë King Fahad në Los Angeles, që u përshkrua nga burimet si "me bindje ekstremiste". Bayoumi dhe Thumairy janë larguar nga SHBA disa javë para sulmeve të 11 shtatorit. Sipas një artikulli të publikuar dje nga BBC në lidhje me dokumentin, Jim Kreindler, një avokat për të afërmit e viktimave të 11 Shtatorit, tha se dokumenti i lëshuar "vërtetoi argumentet që kemi bërë në procesin gjyqësor në lidhje me përgjegjësinë e qeverisë saudite për sulmet e 11 Shtatorit". Administratat Bush, Obama dhe Trump të gjithë refuzuan të deklasifikojnë dokumentet, duke cituar shqetësimet e sigurisë kombëtare. Por Joe Biden javën e kaluar urdhëroi një rishikim të dokumenteve hetimore, duke u thënë zyrtarëve që të publikojnë atë që munden gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Dyshimet janë se përderisa nuk ka asgjë por tu shqetësuar në lidhje me këto dokumente, atëherë pse administratat paraardhëse kanë refuzuar deklasifikimin nën arsyetimin e frikës së cenimit të sigurisë kombëtare?