BREAKING NEWS

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente policisë: Kush është zyrtari i lartë i Drejtësisë i përfshirë në dosje, Dvorani apo... (EMRI)

Arrestimi i Henri Çilit, reagon PD dhe i drejton thirrjen urgjente
x

Bota

“Fëmijët do të kenë nënë dhe baba. Sa të jem unë, s’ka martesa homoseksuale”

“Fëmijët do të kenë nënë dhe baba. Sa

Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia nuk do të legalizojë martesën homoseksuale për sa kohë që ai do të jetë në krye të Kremlinit.

Ai e bëri të qartë se nuk do të lejojë që nocioni tradicional i nënës dhe babait të zëvendësohen nga ato që ai i quajti "prindi numër 1" dhe "prindi numër 2".

"Për sa i përket “prindit numër 1” dhe “prindit numër 2” kam folur tashmë publikisht për këtë dhe do ta përsëris: për sa kohë që unë jam president kjo nuk do të ndodhë. Do të ketë baba dhe mama", -tha Putin.

Gjatë dy dekadave të tij në pushtet, Putini është përafruar ngushtë me Kishën Ortodokse dhe ka kërkuar të distancojë Rusinë nga vlerat liberale perëndimore, përfshirë qëndrimet ndaj homoseksualizmit dhe rrjedhshmërisë gjinore.