Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Ferri im si zonja Escobar”, rrëfimi dramatik i gruas së bosit të drogës: Nga përdhunimi, aborti kur isha 14-vjeç dhe frika për jetën

Postuar: 14/08/2019 - 15:28

Një rrëfim dramatik vjen nga gruaja e ish-bosit të vrarë të drogës, Pablo Escobar. Victoria Eugenia Henao, 58 vjeç, nuk ishte më shumë se 13 vjeçe kur filloi të dilte me Escobarin, aso kohë ai 23 vjeçar.

Që nga ajo kohë kalvari që kaloi dhe frika ishte e madhe, për vete, dhe për dy fëmijët, nga martesa me njeriun më të rrezikshëm të Kolumbisë, me të cilin ndenji e martuar për 17 vjet.

Duke folur për “The Sunday Times”, Henao tha: ‘Unë nuk isha në gjendje ta lija, jo vetëm për shkak të dashurisë, por edhe nga frika, pafuqia dhe pasiguria për atë që do të bëhej për fëmijët e mi dhe mua pa atë. Unë madje kisha frikë se njeriu më i rrezikshëm në Kolumbi mund të më lëndonte nëse e lija”- ka rrefyer ajo.

Në biografinë e saj të re, per jeten me Pablon, ajo zbuloi se kur dilte qe femije me te as e kishte idene se cfare ishte dashuria.

Ajo tregoi se u perdhunua dhe me pas u detyrua te abortonte ne nje shtepi ne nje rruge te erret, kur ishte vetem 14 vjecare.

Ishte adoleshente në atë kohë, kur tregoi se mori rrugen e detyruar dhe shkoi ne duart e nje gruaje, ku u gjend me pas me “tuba deri ne mitër dhe e gjakosur”.

‘Nuk mund ta përshkruaj me të vërtetë atë moment, por nuk e dija se çfarë po ndodhte. Unë thjesht u binda në heshtje’- ka thene ajo.

Pas kesaj, Escobar dha gjithe porosite per udhezimet qe duheshin ndjekur dhe te vihej ne dijeni per gjendjen e saj.

Përkundër përvojës traumatike qe kaloi, vetem nje vit me pas, kur ishte vetëm 15 vjeç u celebrua ne martese ne kishën Santisima Trinidad në Palmyra, Kolumbi në 1976.

Shoqerohej nga prindërit dhe ate moment e cilesoi thjesht ‘të hidhur’, pasi ajo ishte duke u martuar me burrin që ajo e donte, por qe ndiente njeheresh edhe nje ndjenje shume te madhe frike.

Pas martesës, ajo shkonte ne shkolle ne mengjes, e pasdite merrej me punet e shtepise, qe nga pastrimi, gatimi e rrobat e burrit.

Qe heret nisi te degjonte thashethemet për punët e panumërta me te cilat merrej burri i  saj.

Më 24 shkurt 1977, lindi fëmijën e saj të parë, djalin Juan Pablo, sot 42 vjeç. Pas kesaj degjoi e provoi ne kurriz raportet jashtemartesore te te shoqit. Me e spikatura sipas saj ishte ajo me Wendy Chavarriaga Gil, grua 28-vjeçare me sy të gjelbër dhe flokë kafe, lidhje qe zgjati disa vjet. E me pas, ajo u ekzekutua pasi Escobari zbuloi se ishte bere informatore e fshehte.

Ishte bere nene edhe e Manuela Escobar, sot 35 vjeç, kur u detyrua te qendronte e fshehur, pas sulmit ne ministrine e drejtësisë dhe nisjes se luftes kunder klanit narco.

Me thirrjet për ta ekstraduar atë në SH.B.A. dhe një urdhër për arrestimin e tij, ai më në fund i tha gruas së tij se i duhej të paketonte gjërat. I dhane lamtumiren njeri tjetrin dhe nuk u pane me.

Escobar u vra nga Policia Kombëtare Kolumbiane më 2 dhjetor 1993 gjatë një beteje me armë në Medellin pasi u zbulua vendndodhja e tij e fshehte.

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2019 - 21:51

Një djalë 13-vjeç u gjet i varur në shtëpinë e tij në SHBA, pasi zbuloi se vajza që ai pëlqente kishte të dashur.

Postuar: 20/08/2019 - 20:49

Një burrë nga Karolina e Veriut akuzohet se ka mbajtur një grua 24-vjeçare dhe foshnjën e saj në

Postuar: 20/08/2019 - 19:17

Një baba ka tentuar të hedhë vajzën e tij 5 muajshe nga dritarja.

Postuar: 20/08/2019 - 18:48

Çdo ditë e më tepër mediat botërore po flasin për një dëshirë të papërmbajtshme të Donald Trump p

Postuar: 20/08/2019 - 18:07

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Greqinë pasi mediat vendase raportojnë se një h

Postuar: 20/08/2019 - 17:50

Komisioni Europian shprehu sot keqardhje që kryeministri britanik, Boris Johnson nuk kishte propo

Postuar: 20/08/2019 - 17:03

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në ishullin e Braçit, në Kroaci, teksa ka humbur jetën ish-min