BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Bota

Fiaskoja i testit të antitrupave në Britani, studimi zbulon të vërtetën mbi provën që nuk arriti standardet e kërkuara

Fiaskoja i testit të antitrupave në Britani, studimi zbulon të

Testi i antitrupave i përdorur nga Instituti i Shëndetit Publik në Angli mund të humbë 1/3 e rezultateve pozitive. Ky është rezultati i një studimi që zbulon fiaskon e testit britanik për koronavirusin.

Një kompani që mori në mars 1 milion paund financime nga qeveria prodhoi një test që nuk përmbush standardet e kërkuara dhe të paraqitura.

Departamenti i Shëndetësisë anuloi porosinë për një sërë testesh prej 70 milionë paund, të cilat dolën të padobishme, duke mbajtur vetëm një parti prej 20 milionë paund për të gjetur një mënyrë për t’i përdorur.

Një prej dy testeve që më në fund u miratuan nga zyrtarët javën e kaluar, nuk u pëlqye, thonë shkencëtarët, dhe nuk tregoi standardin e duhur përpara se Mbretëria e Bashkuar të pranonte të blinte miliona prej tyre.

“Daily Mail” shkruan se rrugëtimi i testeve mbi antitrupat në Britani ishte një dështim, plot me pengesa dhe shpenzim parash.

Nga testet që aktualisht janë në përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, “Eurominium EuroImmun IGg ELISA” është gjetur nga një studim të jetë vetëm 67% i ndjeshëm, saktësia e testit “Roche” varion nga 75 në 93.3% dhe testi i Abbott mesatarisht 93-94%.

Miratimi në maj i dy testeve të bëra nga gjigantët farmaceutikë Roche dhe Abbott do të thotë se testimi është përfundimisht në zhvillim e sipër për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Britani, por ekspertët thonë se mund të kishte ndodhur muaj më parë nëse zyrtarët do të kishin vepruar më shpejt.

Zyrtarët kanë sekuestruar testet e antitrupave në Mbretërinë e Bashkuar dhe javën e kaluar bllokuan firmat private t’i shisnin për njerëz nga frika e saktësisë.

Dobia e vërtetë e testeve për publikun është ende subjekt debati, por ato do të jenë mënyra e vetme që shkencëtarët të mund të marrin një pamje të vërtetë të madhësisë së shpërthimit të COVID-19 në Britanisë në kulmin e saj, gjë që do të ndikojë në mënyrën se si planifikon qeveria për një valë e dytë.