BREAKING NEWS

Çfarë është aplikacioni ku flisnin Rama-McGonigal? Evi Kokalari zbardh detajet: Përdoret nga CIA

Çfarë është aplikacioni ku flisnin Rama-McGonigal? Evi
x
BREAKING NEWS

"McGonigal, djallëzor si Putini", deklarata e fortë e ish-të dashurës së ish-zyrtarit: Tradhtoi FBI-në për para

"McGonigal, djallëzor si Putini", deklarata e fortë e
x
BREAKING NEWS

Rrëfimi ish-të dashurës së McGonigal, Bushati: Dëshmia e sotme tregon që miqësia me Ramën ishte e fortë

Rrëfimi ish-të dashurës së McGonigal, Bushati: Dëshmia
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Shqipëria ka hyrë në historinë drejt bashkimit etnik, është koha jonë

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Shqipëria ka hyrë
x
BREAKING NEWS

"Çantën e mbushur me para", ish-e dashura zbulon se çfarë i tha ish-zyrtari i FBI-së

"Çantën e mbushur me para", ish-e dashura zbulon se
x
BREAKING NEWS

“E nisa e dehur”/ A është penduar? Ish-e dashura e McGonigal rrëfen si fundosi ish-agjentin

“E nisa e dehur”/ A është penduar?  Ish-e dashura e
x
BREAKING NEWS

Çfarë i tregoi FBI-së për Shqipërinë? Ish-e dashura e Mc Gonigal tregohet e prerë në përgjigjen e saj

Çfarë i tregoi FBI-së për Shqipërinë? Ish-e
x
BREAKING NEWS

Serbia po njeh pavarësinë? Komunikata zyrtare po shpërndahet me shpejtësi në rrjet: Republika e Kosovës...(FOTO)

Serbia po njeh pavarësinë? Komunikata zyrtare po shpërndahet me
x

Bota

Fillon rebelimi kundër Vladimir Putinit, shpallet në Rusi protesta e madhe kundër mobilizimit ushtarak, rusët "vërshojnë" rrugëve, alarm pas fjalimit në Moskë, “Cari’ i sëmurë rëndë

Fillon rebelimi kundër Vladimir Putinit, shpallet në Rusi protesta e

Mesa duket Vladimir Putin i ka bërë llogaritë gabim dhe fundi i tij është shumë afër. Në Moskë kanë plasur protesta të fuqishme. Gjithë revoltimi i rusëve erdhi pasi Putin urdhëroi mobilizimin e 300,000 rezervistëve. Presidenti Putin urdhëroi të mërkurën mobilizimin e parë të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe mbështeti një plan për të aneksuar pjesë të Ukrainës, duke paralajmëruar perëndimin se nuk po bënte “blof” kur tha se do të ishte gati të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë. Lëvizja “Vesna” bëri thirrje për protesta në të gjithë Rusinë kundër mobilizimit të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin, tregon media e pavarur ruse Meduza. Sipas mediave, aktivistët ftuan qytetarët të mblidheshin në orën 19:00 në qendër të qyteteve të tyre duke theksuar se nuk është e drejtë që mijëra rusë të vdesin në luftë. “Mijëra rusë, baballarët, vëllezërit dhe burrat tanë, do të hidhen në grirësen e mishit të luftës. Pse do të vdesin? Pse do të derdhin lot nënat dhe fëmijët?”, thuhet në deklaratën e lëvizjes. E njëjta lëvizje, para miratimit të pritshëm të amendamenteve në ligjin rus në Duma, të cilat prezantonin termat "mobilizim", "gjendje lufte" dhe "kohë lufte", u bëri thirrje ushtarëve rusë që të refuzojnë të marrin pjesë në luftë dhe të dorëzohen sa janë në kohë.

Plasin arrestimet

The Guardian raporton se të paktën 109 protestues u arrestuan në të gjithë Rusinë deri më tani. Në qytetin siberian të Irkutsk, të paktën 10 nga 60 protestuesit që u mblodhën në një shesh qendror u arrestuan, sipas aktivistëve lokalë, raporton Moscoë Times. Në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk, në mediat sociale treguan një protestues duke bërtitur “Unë nuk dua të vdes për Putinin!”

Vladimir Putin me kollë para fjalimit, mjekët u thirrën me urgjencë në Kremlin

Skenat e kaosit dhe ndërhyrjes së mjekëve para fjalimit të Vladimir Putin për rekrutim të pjesshëm në Rusi u filmuan shtatë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, sipas një kanali Telegram që dyshohet se i përkiste një ish-punonjësi të Kremlinit.  Sipas kanalit General SVR në Telegram, Vladimir Putin, përpara se të qëndronte para kamerës për të regjistruar fjalimin e tij, kishte një kollë të fortë dhe dhimbje gjoksi, si pasojë e të cilave u thirrën mjekët. “Kur Presidenti Putin përgatiti fjalimin e tij dhe filluan përgatitjet për xhirimet, ai filloi të kollitej. Për shkak të kollitjes u anuluan disa përpjekje për të filluar xhirimet. Pas përpjekjes së katërt të pasuksesshme për të incizuar fjalimin, u thirrën mjekë të cilëve Vladimir Putin u ankua për dhimbje gjoksi”, transmeton kanali Telegram. Sipas të njëjtit burim, mjekët rekomanduan shtyrjen e regjistrimit dhe sugjeruan që Putini t'i nënshtrohej testeve, të cilat ai i bëri. Autori i postimit në Telegram pohon gjithashtu se "sipas një grupi njerëzish në rrethin e brendshëm të Putinit, presidenti rus përmendi një problem shëndetësor" , ndërsa muajt e fundit ka pasur disa publikime dhe dalje publike të Vladimir Putin që kanë nxitur thashethemet për gjendjen shëndetësore të presidentit të Rusisë para dhe gjatë pushtimit të Ukrainës.

Shiten të gjitha biletat pa kthim nga Rusia drejt Armenisë

Gjithashtu, biletat e fluturimit pa kthim nga Rusia u shitën me shpejtësi dje pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi thirrjen e menjëhershme të 300,000 rezervistëve. Njoftimi i Putinit, i bërë përmes një fjalimi televiziv herët në mëngjes, rriti frikën se disa burra në moshë për lufte, nuk do të lejoheshin të largoheshin nga Rusia. Megjithatë fluturimet direkte nga Moska në Stamboll dhe në Armeni, të dyja destinacione që lejojnë rusët të hyjnë pa vizë, u shitën menjëherë. Fjalimi i Putin pati ndikim edhe ne çmimin e naftës, e cila u rrit rrufeshëm me më shume se 2 perqind. Një fuçi nafte ne tregjet aziatike shkoi mëngjesin e djeshëm ne 92 dollarë amerikane.