Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
Finalizohet megaoperacioni/ Shkatërrohet skema kriminale, arrestohen 12 kapo të grupeve ultras të Juventusit, kjo ishte strategjia kriminale shantazhuese
Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Shtator 2019
Me urdhër të Prokurorisë së Torinos, forcat speciale të Policisë Italiane kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm mega operacionin e koduar "Last Banner", i cili ka shkatërruar një skemë kriminale në dëm të klubit sportiv të futbollit Juventus.
12 krerë të grupeve të tifozerisë bardhë e zi "Drughi”, “Tradizione-Antichi Valori”, “Viking”, “Nucleo 1985” dhe “Quelli di via Filadelfia” janë vënë nën pranga nën akuzën e pjesëmarrjes në grupim kriminal, kërcënim me zhvatje, pastrim parash dhe dhunë.
Gjithashtu në territoret e provincave Alessandria, Asti, Como, Savona, Milano, Genova, Pescara, La Spezia, L’Aquila, Firenze, Mantova, Monza, Bergamo e Biella, janë kontrolluar banesat e 39 tifozëve, të cilët janë persona të vënë nën hetim.
Hetimet e operacionit Last Banner kanë nisur pas përfundimit të kampionatit 2017-2018, kur klubi sporti i Juventusit vendosi eliminimin e disa privilegjeve ndaj grupeve të tifozerisë bardhë e zi.
Kapo e grupeve të tifozerisë kishin organizuar një strategji kriminale shantazhuese të dhunshme e shumë degëshe, në dëm të klubit të Juventusit.
Hetimet zbardhën se liderët historikë të tifozerisë së Juventusit nuk pranonin masat e marra nga ky klub e reaguan duke përdorur çdo mjet për të rimarrë privilegjet e mëparshme e për të afirmuar rolin e tyre të forcës ndaj klubit.
Gjithashtu në veçanti grupit të tifozëve "Drughi" arrinte të blinte në mënyrë të parregullt qindra bileta për ndeshjet e zhvilluar në Torino, falë bashkëpunimit me pronarët e pikave të shitjes në të gjithë Italinë.