BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Bota

Finlanda dhe Suedia, dy “bombat” e NATO që paralajmërojnë fundin e Vladimir Putinit

Finlanda dhe Suedia, dy “bombat” e NATO që

Përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet për pranimin e Suedisë dhe Finlandës brenda aleancës. Tashmë dokumentet duhet të ratifikohen nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Bruksel në prani të sekretarit të përgjithshëm të aleancës dhe ministrave të Jashtëm suedez dhe finlandez. “Ky është me të vërtetë një çast historik për Finlandën, për Suedinë dhe për NATO-n. Me 32 shtete në aleancë, ne do të jemi edhe më të fuqishëm dhe njerëzit tanë do të jenë edhe më të sigurt teksa ne përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në dekada”, tha ai. Stoltenberg u kërkoi aleatëve që të ratifikojnë me shpejtësi protokollet ne parlamentet e tyre. “Siguria e Finlandës dhe Suedisë është e rëndësishme për aleancën tonë, përfshirë edhe gjatë procesit të ratifikimit. Shumë aleatë kanë bërë tashmë angazhime të qarta për sigurinë e Finlandës dhe Suedisë dhe NATO ka rritur praninë tonë në rajon”, u shpreh kreu i NATO. Edhe ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës falënderuan përfaqësuesit e 30 vendeve anëtare pas nënshkrimit të protokolleve, ndërsa u zotuan se do t’i  përgjigjen nevojave të aleancës, si dhe shqetësimeve të çdo anëtari në veçanti. Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë “nëse NATO vendos trupa dhe infrastrukturë në Finlandë dhe Suedi pasi ato të bashkohen me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA”.  Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin disa ditë më parë.  Suedia dhe Finlanda duan të anëtarësohen në NATO? A mund ta bëjnë këtë”, përsëriti Putin, duke nënvizuar megjithatë se si “ata duhet ta kuptojnë se më parë nuk ka pasur asnjë kërcënim, ndërsa tani nëse kontigjentet ushtarake dhe infrastruktura do të dislokohen do të duhet të përgjigjemi në mënyrë të ngjashme dhe të krijojmë kërcënime të barabarta për territoret nga vijnë kërcënimet ndaj nesh.