BREAKING NEWS

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e
x
BREAKING NEWS

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon
x
BREAKING NEWS

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në
x
BREAKING NEWS

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep
x
BREAKING NEWS

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë,
x
BREAKING NEWS

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga
x

Bota

Finlanda kërkon anëtarësimin mes kërcënimeve të Rusisë, Blinken do takohet të me aleatët e NATO-s, ja çfarë pritet të vendosin

Finlanda kërkon anëtarësimin mes kërcënimeve të

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po viziton Gjermaninë dhe Francën për të zhvilluar takime në NATO dhe për çështjet e tregtisë.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Finlanda ka deklaruar ndërkohë se dëshiron të anëtarësohet në NATO për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë. Rusia ka paralajmëruar se do t’i kundërpërgjigjet kësaj lëvizjeje që e quan armiqësore.

Ndërsa forcat ruse vazhdojnë të vrasin civilët në Ukrainë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të takohet të dielën me aleatët e NATO-s në Berlin, përpara se të vizitojë Parisin ditën e hënë.

Takimi i NATO-s në Berlin ka gjasa të fokusohet të konfirmimi i udhëheqësve të Finlandës se dëshirojnë t’i bashkohen NATO-s pa vonesë, për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë. Suedia gjithashtu po shqyrton marrjen e një vendimi të ngjashëm.

“Mendoj se nuk ka ndonjë pikëpyetje, siç e keni parë nga deklaratat e ndryshme të udhëheqësve të NATO-s, se do të ketë mbështetje të gjerë nga vendet anëtare të NATO-s për Finlandën dhe Suedinë”, tha Jen Psaki, Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të premten se kundërshton anëtarësimin e dy vendeve skandinave në NATO, duke i akuzuar ato se strehojnë militantët kurdë.

Ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha se shpreson të ketë mundësinë që ta diskutojë këtë çështje të dielën në Berlin me homologun turk.

Ministria e jashtme ruse paralajmëroi se anëtarësimin e Finlandës apo Suedisë në NATO do ta shikonte si një kërcënim ndaj sigurisë së saj dhe se do të kundërpërgjigjej.

Ekspertët i thonë Zërit të Amerikës se një anëtarësim i Finlandës në NATO do të ndryshojë rendin e sigurisë në Evropë, si për NATO-n ashtu edhe për Rusinë.

“Është një vijë e gjatë kufitare dhe do ta afrojë NATO-n shumë pranë Shën Petërburgut. Njëkohësisht do t’i japë NATO-s më shumë territor që duhet ta mbrojë pranë kufirit rus. Këto janë hapa dhe ndryshime të mëdha”, thotë Michael Kimmage, nga Fondi Gjerman Marshall.

Sekretari Blinken gëzon popullaritet në Gjermani dhe pritet ta inkurajojë Berlinin që të shkëputet nga energjia ruse dhe që t’i ofrojë më shumë armatime të rënda Ukrainës.

“Pala amerikane mund të ushtrojë ndikim që Gjermania të shkëputet nga gazi dhe nafta ruse. Nuk do të ndodhë menjëherë, por gradualisht”, thotë zoti Kimmage.

Vizita e Sekretarit Blinken në Paris të hënën do të jetë e para që nga rizgjedhja e Presidentit francez Emmanuel Macron, një zhvillim që perceptohet si jetik për unitetin transatlantik në mbështetje të Ukrainës. /VOA

 

Më të lexuarat