BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x
BREAKING NEWS

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk 'hesht' më dhe e tregon hapur: Në Francë, Gjermani apo në Angli...

Pse vendosi të investojë në Shqipëri? Alabbar nuk
x
BREAKING NEWS

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën reagimin e fortë pas debateve për Portin e Durrësit

"Qesharake, me një kërkim në...", Alabbar bën
x
BREAKING NEWS

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i Azerbajxhanit njofton vendimin e minutës së fundit

Vetëm pak ditë pas vizitës në Tiranë, Presidenti i
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e rëndësishëm dhe zbardh detajet e fundit

Çfarë po ndodh? Ministria del me njoftimin e
x
BREAKING NEWS

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit rreth të miturës (FOTO-EMRI)

Zhduket papritur 14 vjeçarja shqiptare në Greqi, detajet e fundit
x
BREAKING NEWS

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy efektivët e arrestuar nga policia (FOTO)

Grabisnin me dhunë të rinjtë që konsumonin kanabis, ja dy
x
BREAKING NEWS

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush janë 10 shqiptarët e arrestuar në Greqi (EMRAT+FOTO)

Pjesë e bandës famëkeqe të ‘Eskos’, ja kush
x

Bota

Fitoi zgjedhjet në Itali, kundërshtari më i madh politik i Gorgia Melonit ndodhet në shtratin e saj. Zbardhen detajet

Fitoi zgjedhjet në Itali, kundërshtari  më i madh politik i

Qendra e djathtë “Vëllezërit e Italisë” fituan zgjedhjet e përgjithshme në itali. Referuar rezultateve, partia e udhëhequr nga Giorgia Meloni rriti të sigurojë  26% të votave, duke lënë pas rivalin më të afërt Enrico Letta, nga qendra e majtë.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë pritet të jetë kryeministrja e re  duke u bërë kështu gruaja e parë në Itali që merr këtë post.

Gjatë fjalimit para mbështetësve, Meloni deklaroi se do të qeverisë për të gjithë dhe nuk do të tradhtojë besimin e popullit.

Koalicioni i melonit përfshin partinë ‘Liga” e Matteo Salvini dhe partinë e qendrës së djathtë “Forca Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi ku së bashku arritën të sigurojnë 44 për qind të votave.

Nga ana tjetër, koalicioni i majtë është votuar në masën 27%. Në këtë mënyrë aleanca do të ketë kontrollin edhe të Senatit dhe të Dhomës së Deputetëve duke formuar  qeverinë më djathtiste të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Matteo Salvini në konferencën e tij të parë për shtyp pas zgjedhjeve, përgëzoi kryeministren e ardhshme teksa shprehu pakenaqësinë e  tij për rezultatin e partisë së tij, ku siguroi vetëm 9 për qind të votave.

Por kush është rivali i saj më i madh në politikë?

Kundërshtari i saj më i madh në politikë është partneri dhe babai i vajzës së saj të vetme. Partneri i yllit të së djathtës ekstreme italiane ka bindje politike krejt të kundërta nga Meloni.

41-vjeçari Andrea Gianbruno është pro legalizimit të kanabisit, ai është gazetar dhe ka bindje të majta.

Nëse Meloni merr postin e kryeministres në ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, atëherë të gjithë sytë do të jenë edhe tek partneri i Melonit. Meloni dhe Gianbruno u takuan për herë të parë në prapaskenat e një emisioni televiziv.

Giabruno ka thënë për mediet italiane se Meloni e ngatërronte atë me një asistent emisioni. Ata i ka bashkuar, siç thotë ajo, emisioni “ Quinta Colonna”.

“Aty takoi njeriun e jetës së saj. Ishte dashuri me shikim të parë”, ka thënë Meloni në një intervistë për rrjetin “Libero”.

“Nuk e di, sytë tanë u takuan për herë të parë dhe ndjeva diçka të çuditshme. Që nga ai moment fillova të flirtoja me të”, kishte thënë gazetari për partneren e tij me bindje të djathta.

“Andrea është një baba fantastik, është shumë i përfshirë me vajzën e tij gjashtëvjeçare. Ai kalon një javë në Milano çdo muaj, por kur është këtu (në Romë) pothuajse gjithmonë punon në mbrëmje për të qenë gjatë gjithë kohës pranë vajzës së tij. Njëri ndihmon tjetrin, ne plotësojmë njëri-tjetrin”, thotë Meloni. Ajo pranon se ka kërkuar mendimin e tij për çështje të ndryshme, por vetëm deri në një pikë.

“Kur jemi bashkë, përpiqem ta lë jashtë politikën, të shkëputem. Nuk është e lehtë sepse edhe ai po i shikon të gjitha diskutimet. Diskutojmë për çiftet e të njëjtit seks, çështje morale, legalizimin e drogave të lehta… Nuk mendojmë njësoj”, ka thënë  Meloni.

Më të lexuarat