BREAKING NEWS

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish ministri i Drejtësisë zbardh detajet dhe zbulon prapaskenat

Pse samiti BE-Ballkani Perëndimor po bëhet në Tiranë? Ish
x
BREAKING NEWS

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën ‘bombë’: Samiti i nesërm, përpjekja e fundit e BE për të eliminuar...

“Kjo është e turpshme”, Alfred Cako plas deklaratën
x
BREAKING NEWS

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret entuziazmin Flamur Nokës: Kur trukohen janë maskaradë, mos më trego mua...

“Primaret ishin të mrekullueshme”/ Ylli Rakipi i ndërpret
x
BREAKING NEWS

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk përmbahet Evi Kokalari, sulmon ashpër Alimehmetin

U tërhoq nga Primaret për Bashkinë e Tiranës, nuk
x
BREAKING NEWS

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë e Tiranës, vjen reagimi i menjëhershëm i Metës

Belind Këlliçi kandidati zyrtar i PD-së për Bashkinë
x
BREAKING NEWS

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga ullinjtë e Saliut

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga
x
BREAKING NEWS

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind Këlliçi dhe habit me deklaratën: Ilir Alimehmeti do të jetë...

Kandidat zyrtar i PD-së për Tiranën, reagon Belind
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind Këlliçin, Ilir Alimehmeti tërhiqet papritur nga balotazhi i Primareve të Tiranës

Çfarë ndodhi? ‘Kokë më kokë’ me Belind
x

Bota

Fitore historike për Melonin, Italia zhvendoset djathtas, skepticizëm dhe shqetësim për ekuilibrin brenda qeverisë së re në Romë, paralajmërimi nga Kina dhe mesazhi i qartë nga SHBA-BE

Fitore historike për Melonin, Italia zhvendoset djathtas, skepticizëm

Një fitore historike në Itali. Koalicioni i qendrës së djathtë ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryeministrja e ardhshme do të jetë Giorgia Meloni e partisë 'Fratteli di Italia'. Koalicioni i udhëhequr nga Vëllezërit e Italisë ka një shumicë të qartë. Në senat Qendra e Djathtë ka marrë rreth 43% të votave, ndërsa Qendra e Majtë ka marrë rreth 27%. “Fratteli di Italia”, është partia e parë me më shumë se 26% të votave, Lega bie në 9% ndërsa Forza Italia e Silvio Berslusconit është rreth 8%. Ndërkohë Partia Demokratike e Enrico Letta është rreth 20%, “Action-Italia Viva” kalon 7%, “Aleanca e Gjelbër dhe e Majtë” kalon pragun e 3%, “+ Evropa” 3%, “Italexit” rreth 2%, “Bashkimi Popullor” me rreth 1, 5%, “Ne Moderat” me 1.1 %. Lëvizja 5 Yje është në 15%. 63,95% morën pjesë në votime. Kjo është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë për zgjedhjet e përgjithshme (në raundin e mëparshëm zgjedhor të 2018 në të njëjtën kohë, 73,01% kishin shkuar në votime).

Meloni merr detyrën e re në nëntor

Qeveria e re pritet të marrë detyrën në fillim të nëntorit. Nga data 10 deri në datën 27 tetor duhet të mbyllet procedura përmes së cilës kryetari i partisë më të votuar pritet të marrë mandatin për caktimin e qeverisë së re dhe në fillim të nëntorit të marrë dhe bekimin nga presidenti. Në datën 10 tetor pritet regjistrimi i deputetëve të rinj që u mandatuan nga zgjedhjet e 25 shtatorit. Në datën 13 tetor, mblidhet për herë të parë kuvendi i ri, ku emërohen drejtuesit e Kuvendit, si dhe formësohet Senati. Më tutje, brenda 15 tetorit, deputetët firmosin përkatësinë e grupit të tyre parlamentar. Pas këtij hapi nisin konsultimet për verifikimin e shumicës parlamentare, nga data 24-27 tetor. Pas këtij verifikimi, Presidenti i Vendit Sergio Mattarella, do të thërras drejtuesin/drejtuesen e partisë fituese që gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Ja çfarë shkruajnë mediat italiane

“Italia po lëviz djathtas”, shkruan La Stampa në titullin kryesor të saj, ku flitet edhe për ekuilibra të brishtë brenda koalicionit të ri qeverisës. Shtypi italian thekson gjithashtu se pjesëmarrja e votuesve ka rënë në nivelin më të ulët historik, me një në tre italianë që nuk kanë marrë pjesë në votime.  Corriere della Sera trajton edhe mënyrën se si vendet e tjera e shohin tani Italinë: “Nuk mund të injorohet që jashtë kufijve tanë faza e re karakterizohet si ujëra të paeksploruar dhe nga disa qeveri edhe si një traumë. Ekziston frika e një efekti domino në aleancat europiane, me një që përforcohet nga rezultatet italiane, që pasojnë ato në Suedi. Në Moskë ka edhe një ndjenjë pozitive për shkak të pranisë së partisë së Ligës dhe Fratelli d’ Italia në koalicion. Shumë do të varet nga balanca e brendshme e pushtetit në qeverinë e re italiane”, paralajmëron gazeta. Gazeta e djathtë “Il Giornale” nuk e fsheh kënaqësinë e saj, me titull “Një grua për një të djathtë moderne” dhe flet për një rrugëtim të gjatë të fitueses Giorgia Meloni me transformime të rëndësishme politike që e sollën nga lagje e varfër ku u rrit, te pragu i pallatit të kryeministrisë.

Mesazhi i qartë nga SHBA-BE

Brukseli ka reaguar për fitoren e Melonit në Itali. Zëdhënësi i Komisionit Europian Eric Mamer tha se shpreson që marrëdhëniet e BE  me Italinë të jenë konstruktive. Ai shtoi se Komisioni  Europian  punon me çdo qeveri të dalë nga zgjedhje të lira. “Komisioni në parim punon me qeveritë që dalin nga zgjedhjet. Kjo nuk është ndryshe në këtë rast. Sigurisht që shpresojmë që do të kemi një bashkëpunim konstruktiv me autoritetet e reja italiane”, tha Brukseli. Edhe Shtetet  e Bashkuara të  Amerikës  kanë reaguar për fitoren e Melonit. Sekretari Blinken shkroi se SHBA presin me padurim të punojnë me qeverinë e re të Italisë, por do të inkurajojnë respektimin e të drejtave të njeriut. “Ne jemi të etur të punojmë me qeverinë e Italisë për qëllimet tona të përbashkëta: mbështetjen e një Ukrainë të lirë dhe të pavarur, respektimin e të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme ekonomike. Italia është një aleat jetik, një demokraci e fortë dhe një partner i vlerësuar,” tha Blinken.

Paralajmërimi i Kinës

Pas urimit për fitoren e Melonit, Kina ka dhënë një paralajmërim për qeverinë e re.  Nyja me shumë gjemba ka të bëjë me Tajvanin . Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Ëang Ëenbin tha se Kina u kërkon "njerëzve përkatës në Itali" të njohin "ndjeshmërinë e lartë të çështjes së Tajvanit", duke shmangur dërgimin e "sinjaleve të gabuara" për forcat secesioniste. Jo vetëm kaq: Kina i ka kërkuar Melonit "njohjen e plotë" të parimit të Kinës së vetme, ose Politikës së Një Kine , e cila në thelb tregon sovranitetin kinez në ishull.

Kush është Giorgia Meloni?

Në moshën 15-vjeçare, në vitin 1992, ajo militoi në Frontin e Rinisë, dega rinore e Lëvizjes Socialiste Italiane, në të cilën ajo mori pjesë në protestat kundër reformës në arsim. Që atëherë, karriera e saj politike ka qenë e pandalshme. Nga 1998-a në 2002-shin ajo ishte këshilltare bashkiake e Romës me partinë Aleanca Kombëtare, e cila në 2008-n u bashkua me Popullin e Lirisë të Silvio Berlusconit, lëvizje që asokohe i lejoi të bëhej ministrja më e re në historinë e Italisë. 2013-a është viti i ndarjes. Meloni braktis Popullin e Lirisë për të themeluar Vëllezërit e Italisë, parti tiparet e të cilës janë ato të një nacionalizmi konservator, me një konotacion të fortë sovranist. Flaka trengjyrëshe rishfaqet në simbolin e partisë dhe brenda pak vitesh shfaqen edhe inicialet e Lëvizjes Socialiste Italiane. Meloni e nisi me rreth 3 përqind të mbështetjes në zgjedhjet e 2013-s, por gjatë 9 viteve në opozitë, rritja e saj ka qenë konstante. Hovi erdhi me qeverinë Conte II dhe mbi të gjitha me ekzekutivin e Mario Draghit, ku Vëllezërit e Italisë ishin partia më e madhe italiane që zgjodhi të qëndronte në opozitë. Liderja provoi se ishte shumë e aftë në kanalizimin e konsensusit të monopolizuar nga Liga e Veriut ndër vite,  me kundërshtimin për gjithçka që konsiderohej progres; por Meloni është e kujdesshme të mos i kalojë vijat e kuqe kur bëhet fjalë për të kundërshtuar sistemet.