BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Rajoni

Fitore kundër Covid-19, vendi ballkanik drejt mposhtjes së pandemisë, për ditë me radhë nuk ka pasur asnjë rast të ri të regjistruar

Fitore kundër Covid-19, vendi ballkanik drejt mposhtjes së

Epidemia e koronavirusit në Mal të Zi është nën kontroll të plotë, por qytetarët duhet të vazhdojnë t’u përmbahen të gjitha rregullave në fuqi.

Qeveria malazeze, përmes një postimi në “Twitter” njoftoi se është pranë të qenit një vend pa koronavirus.

"Nëse do të kemi sukses, gjë që është e rëndësishme për çdo qytetar dhe për ekonominë tonë, varet vetëm nga ne. Të gjithë duhet t’iu përmbahemi rregullave që janë në fuqi”, bëri thirrje Qeveria në Podgoricë.

Në dy javët e fundit, Mali i Zi ka pasur ditë kur nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus.

Që prej shfaqjes së rasteve të para më 17 mars, 324 persona janë infektuar. Prej tyre, 266 janë shëruar plotësisht, ndërsa 8 kanë vdekur. REL

Më të lexuarat