Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Bota

Fituesi i çmimit Nobel në Mjekësi jep lajmin fantastik: Ja pse nuk do të ketë valë të dytë të koronavirusit!

Fituesi i çmimit Nobel në Mjekësi jep lajmin fantastik: Ja pse

Valë të dytë të përhapjes së koronavirusit nuk do të ketë, siç parashikon Bruce Beutler, fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2011. Në një intervistë për mediat italiane ai argumenton pse popullata, tashmë rrezikohet më pak nga infektimi se në nisje të pandemisë.

“Duket vdekshmëria nga COVID-19 po bie gradualisht. Distancimi social dhe maskat e kanë dhënë efektin e tyre mbrojtës. Popullata nuk është më aq e cënueshme sa në fillim, para vendosjes masave bllokuese. Kjo është e vërtetë edhe pse aktualisht kemi një përqindje të vogël të popullsisë që është infektuar, por e gjithë kjo më bën të mendoj që nuk do të ketë një valë të dytë”, thekson nobelisti.