Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fjalimi emocionues i policit mes të mbijetuarve pas shembjes së urës: Në fillim njerëzit, pastaj makinat

Postuar: 14/08/2018 - 22:57

Momente paniku dhe tensioni janë regjistruar gjatë kohës kur një pjesë e urës së Morandit u shemb, ndërsa ata që i mbijetuan tragjedisë, u ‘strehuan’ afër një tuneli. Mes videove që kanë publikuar mediat italiane, ku në fokus është ngjarja e rëndë që goditi sot Genovan, është edhe ajo ku shfaqet një grup i madh njerëzish që i shpëtuan tragjedisë, si dhe një polic rrugor që mban fjalimin emocionues që vendos rregull.

Në videon që ka publikuar ‘Republica’ dëgjohet se si polici ulëret dhe mundohet që të vendos rregull, në mënyrë të tillë që të parandalojë një tjetër tragjedi mes të mbijetuarve. Teksa ata kërkojnë që të marrin makinat, ai nuk i lejon që ta bëjnë këtë gjë vet, ndërsa i urdhëron që të shtyhen pas.

“Më falni, më falni. Mbani qetësi. Duhet të kuptoni. Problemi i makinave është pa rëndësi. Nëse dikush shkon dhe merr makinën, mund të bjerë asfalti dhe ky pastaj është faji ynë. Kështu që me qetësi, do i marrim makinat me radhë, ndaj na jepni çelësat. Ju tani duhet të shtyheni, të bëni pas”, ulëret me të madhe polici, duke arritur kështu të bindë qytetarët të bëjnë hapa pas.

Videon e gjeni në linkun e mëposhtëm

https://video.corriere.it/poliziotto-stradale-superstiti-ponteil-discors...

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 14:24

Një zyrtar i lartë i inteligjencës është arrestuar në Kanada dhe është akuzuar se ka zbuluar informacione të klasifikuara ndal një entiteti të huaj, ende të paspecifikuar.

Postuar: 15/09/2019 - 13:21

Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus n

Postuar: 15/09/2019 - 13:05

Kishte vendosur që ta kalonte natën tek një shoqja e saj, gjatë një feste me pizhama siç bëjnë sh

Postuar: 14/09/2019 - 23:42

Ai njihet për deklaratat e tij të çuditshme dhe për mënyrën e të vepruarit.

Postuar: 14/09/2019 - 22:05

Pas një eksperimenti në terren në vitet 2013 e 2015, një brez mushkonjat të modifikuara gjeneti

Postuar: 14/09/2019 - 21:52

Disa mijëra aktivistë klimatikë protestuan sot në Frankfurt duke dëmtuar makinat që po shfaqesh

Postuar: 14/09/2019 - 21:34

Temperaturat ishin 25 gradë celsius, por dëbora filloi të binte në kryeqytetin japonez, Tokio.