BREAKING NEWS

Rritja e frikshme e përhapjes së koronavirusit në 24 orët e fundit, ministrja Manastriliu mbledh Komitetin Teknik dhe komunikon vendimin e rëndësishëm për në 1 qershor

Rritja e frikshme e përhapjes së koronavirusit në 24 orët e
x

Bota

FMN kërkon plane emergjence nga BE për të përballuar rënien ekonomike

FMN kërkon plane emergjence nga BE për të përballuar
Evropa dhe Bashkimi Evropian duhet të përgatisin plane emergjence teksa rënie ekonomike shihet në horizont, njoftoi sot Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimin e panoramës ekonomike, ku thuhet se rritja ekonomike do të jetë më e vogla që prej vitit 2013.
 
FMN pranon gjithashtu se Banka Qendrore Evropiane nuk ka më municion dhe rreziqet e pasigurisë po shtohen  prandaj vendet evropiane duhet të punojnë së bashku për t’u përgatitur për tronditje ekonomike.
 
 Mes faktorëve të situatës raporti përmend pasigurinë e Brexit, tensionet tregtare dhe rënien në industri e tregti.
"Rritja ekonomike për Evropën pritet të blerë nga 2.3% në vitin 2018 në 1.% në vitin 2019.
 
"Një rekuperim modest parashikohet për 2020, kur rritja mund të arrijë në 1.8%, me rikuperimin e pritur të tregtisë globale”.
 
Raporti përmendte Gjermaninë dhe Holandën mes vendeve që duhet të shtojnë shpenzimet për inkurajimin e rritjes ekonomike.
 
"Vendet me hapësirë të bollshme fiskale duhet të marrin masa për rritjen e prodhimit ndërsa vendet me nivele të rritura borxhi përgjithësisht duhet të vijojnë me procesin e konsolidimit fiskal. Kjo duhet të ndihmojë në riparimin e disbalancave të jashtme”.