BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sali Berisha killer i lindur, ja të gjitha vrasjet që ka porositur, nga eliminimi i Azem Hajdarit, te vrasja e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë

Spartak Braho: Sali Berisha killer i lindur, ja të gjitha vrasjet që
x

Bota

Forca e çliruar e njëjtë me 35 bomba bërthamore, profesori i Sizmiologjisë tregon sa ballë ishte tërmeti i sotëm në Izmir

Forca e çliruar e njëjtë me 35 bomba bërthamore, profesori

Tërmeti që tronditi gjatë mesditës zonën detare përballë Izmirit ka shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje në njerëz në qytetin bregdetar turk.

Sizmiologët raportojnë se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter dhe me forcë 9 ballë.

Siç bën me dije Haberler.com Profesori i Sizmiologjisë Ahmet Ercan, forca e çliruar nga tërmeti ishte kolosale, e njëjtë me atë të shpërthimit të 35 bombave bërthamore, raporton abcnews.al.

Deri më tani, në Izmir raportohen 6 të vdekur dhe më shumë se 250 të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për nxjerrjen e qytetarëve të mbetur nën rrënoja.


Ndërkohë, sëfundmi në Greqi janë zbuluar trupat e dy të rinjve, 15 dhe 17 vjeç, të cilët ishin zënë poshtë nga një mur në Samos që u rrëzua gjatë tërmetit.