BREAKING NEWS

SPAK merr vendimin e papritur, rrëzon OFL-në dhe heq sekuestron për 48 pasuri: U bllokuan në kundërshtim me ...

SPAK merr vendimin e papritur, rrëzon OFL-në dhe heq sekuestron
x

Bota

FOTO/ Vladimir Putin në ditëlindjen e 67 zgjedh të bëjë punën më të pazakontë në mal

FOTO/ Vladimir Putin në ditëlindjen e 67 zgjedh të bëjë

Në ditëlindjes së tij të 67, presidenti rus, Vladimir Putin ka publikuar imazhe të tij në Siberi në kërkim të kërpudhave. Në të shkuarën, ai ishte fiksuar në ring, me kostum xhudoje, mbi akull me në dorë një shkop hokej apo në poligon, duke bërë qitje me një armë snajper.

 
E të gjitha këtyre i shtohen edhe imazhet më të pëlqyera të Putinit, si ajo e presidentit arkeolog, e presidentit mbi kalë, e presidentit që përkëdhel një këlysh tigri apo fotografia e famshme që ka qarkulluar jo pak në rrjet dhe që e tregon atë gjysmë të zhveshur ndërsa bën peshkim. Në videon e publikuar së fundmi nga Kremlini, Putin, dhe ministri i tij i mbrojtjes Sergei Shoigu, shihen të mbledhin kërpudha në një zonë të mrekullueshme në Siberinë jugore.
 
Jemi ngjitur mbi re – dëgjohet të thotë ai ndërsa ndodhet në një lartësi prej rreth 2 mijë metrash mbi nivelin e detit. Putin më pas është vënë pas timonit, në një mjet katër herë katër e po ashtu ka bërë edhe një shëtitje me helikopter.